Tuesday, May 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Basha zbret në bazë nga Dibra: Kam vendosur të mbroj PD-në, nuk tërhiqem

by mapo.al
29/12/2021
in Kryesore, Politika
0

Sali Berisha i ka lënë 5 Janarin si të fundit datë për t`u larguar nga drejtimi i Partisë Demokratike, por Lulzim Basha nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Të mërkurën, nga Dibra ai nisi takimet me bazën demokrate.

U kujdes të theksonte se demokratët nuk janë të përçarë, por gjatë gjithë fjalës kërkoi nga mbështetësit e PD-së që të mos hidhen kundër njëri-tjetrit.

“Demokratët nuk janë të përçarë, ne ndajmë një qëllim largimin e Edi Ramës. Retorika përçarëse është ajo që jep përshtypjen që ka një përçarje në radhët tona,” tha Basha.

Basha tha se Sali Berisha po punon për interesa personale dhe se beteja e tij politike po kthehet në një luks për Edi Ramën.

“Ku ka luks më të madh për Edi Ramën se sa nga mëngjesi deri në darkë, si një telenovelë turke pa fund e pa fillim, në vend që të flitet për problemet e shqiptarëve, në vend që t’i mobilizojmë dibranët dhe gjithë shqiptarët në betejë, të dëgjojmë të njëjtat gënjeshtra që qarkullohen,” tha Basha.

Kryetari i PD-së rikujtoi se më 9 shtator me përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar ai ndau të shkuarën nga e ardhmja.

“Kam vendosur të mbroj PD, investimin e demokratëve. PD nuk është dhe nuk do të jetë pronë private e askujt,” shtoi Basha.

PD tha Basha është krah SHBA-ve dhe se ato kurrë nuk do të bashkëpunojnë me persona të shpallur “non grata.”

“Nuk kishim në dorë asgjë në vendimin e aleatit tonë strategjik, as mund ta ndikonim, as mund ta ndalonim. Shpallja “non grata” e Sali Berishës është një vendim që është marrë nga SHBA,” tha Basha.

Kreu i PD u ndal te skandali i publikimit të të dhënave personale dhe te afera e incineratorëve për të cilat tha se kryeministri Rama duhet të jepte dorëheqjen.

“Ky vend nuk ka qeveri sepse në krye ka një bandë e cila paktin nuk e ka me qytetarët. Në çdo rrethanë tjetër, çdo kryeministër do ishte dorëhequr, do ishte vënë në dispozicion të drejtësisë,” tha Basha.

Basha u shpreh nga Dibra se Shqipëria ka nevojë për një Parti Demokratike të fortë, të çliruar nga hijet e të shkuarës për të larguar qeverinë Rama.

JU SUGJEROJME

Media austriake i përmendi ndërhyrjet plastike Monika Kryemadhit
Politika

Media austriake i përmendi ndërhyrjet plastike Monika Kryemadhit

16/05/2022
Salianji: PD e ka lënë autokratin ta zgjedhë vetë Presidentin në raundin e katërt
Aktualitet

Salianji: PD e ka lënë autokratin ta zgjedhë vetë Presidentin në raundin e katërt

16/05/2022
Fjala e Arbër Hajdarit, në New York: Koha, të zbatojmë porositë e Skënderbeut
Kryesore

Fjala e Arbër Hajdarit, në New York: Koha, të zbatojmë porositë e Skënderbeut

16/05/2022
Sali Berisha flet për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së
Aktualitet

Sali Berisha flet për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së

16/05/2022
Next Post
Njerëz, jini vigjilentë… Në supermarkete po na vjedhin!

Njerëz, jini vigjilentë... Në supermarkete po na vjedhin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Kardiologu zbulon pagën që marrin në Gjermani, ja pse ikin mjekët dhe infermierët
  • Ushtarët e Azovstal evakuohen me autobus
  • Zelensky: Shteti ynë nuk do të jetë më viktimë
  • Media austriake i përmendi ndërhyrjet plastike Monika Kryemadhit
  • Bora Zemani dhe Donald Veshaj marin pjesë në të njëjtin eveniment



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In