Kryesore

“Nuk kemi marrë asnjë ndihmë, gjithçka me minus”, Basha takon bizneset në Tiranë (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:53 - 12/05/20 |
mapo.al

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u takua me qytetarë dhe biznese në Tiranë për të ndarë me ta shqetësimin e rënies drastike të ekonomisë nga mungesa e ndihmës prej qeverisë.


Në çdo biznes ishte garantuar respektimi i masave për distancimin social dhe higjienën, por problem mbetej gjendja e rënduar ekonomike. “Jemi gropë”, “na mbytën taksat dhe faturat”, “jemi minus”, “nuk kemi marrë asgjë”, “është shumë keq”, ishin shprehjet më të zakonshme të tregtarëve, shumë prej të cilëve nuk kanë marrë ende ndihmën ekonomike të premtuar nga Rama dhe po jetojnë me kursimet e viteve.


Gjatë takimeve me kryetarin e opozitës sipërmarrësit ndanë shqetësimin për krizën e rëndë ekonomike, që shoqërohet me largimin e njerëzve nga puna dhe me mbylljen e biznesit. Kjo situatë rëndohet çdo ditë e më shumë, ndërsa Rama nuk tregon asnjë vëmendje dhe kujdes për biznesin e vogël që, pas pandemisë dhe rinisjes së aktivitetit, e ka të pamundur të rikthehet në normalitet.



Një tregtar i tha Bashës se dyqanin e kishte mbajtur hapur gjithë kohës, por xhiro ka rënë me 70%.


“Janë siguracionet që duhen paguar muaj për muaj, që është barrë e madhe. Duhen paguar ujë, drita, tarifa jonormale që vazhdojnë akoma. Nuk pretendojmë për fitime, pretendojmë të mbijetojmë”.


Një nga problemet kryesore të biznesit janë faturat afrofe të dritave dhe ujit, të cilat duhen paguar njësoj si një vit më parë, megjithëse ata nuk e kanë hapur biznesin për dy muaj me radhë.

“Ka sjellë 320 mijë lekë dritat, 68 mijë lekë ka bërë uji. Hosteli është mbyllur. Unë muajin që kam pasur më shumë pune në gusht, e kam pas 170, tani që është mbyll e ka pru 320 mijë”– tha pronari i një biznesi në rrugën tregtare “Myslym Shyri” në Tiranë.

Të gjithë tregtarët u shprehën se janë “shumë keq” dhe se xhiro është “shumë dobët”, duke i shtuar kësaj situate edhe mungesën e plotë të ndihmës nga qeveria. Dikush me 3 punonjës e dikush me 5 thanë se akoma nuk kanë marrë pagesën për të cilën kanë aplikuar.

Biznesin po e dëmtojnë rëndë taksat, tatimet, si edhe rënia e konsumit për shkak të pandemisë ekonomike.

“Qeranë e kam gati 300 mijë lekë, nuk kam patur asnjë ndihmë, asgjë, asgjë, asgjë”- tha pronari i një biznesi, ndërsa një tjetër vuri në dukej rënien e madhe të konsumit.

Lexo edhe :  Mjekët në takim me Bashën: Të krijohen reparte për pacientët që kanë nevojë për oksigjeno-terapi

“Jemi shumë, shumë dobët. Një rënie drastike, jo tani, por mos them një vit edhe më shumë për të dalë nga kjo rënie. Xhiro ka rënë gjysëm për gjysëm, nuk kemi marrë asnjë ndihmë, pagesat, pagesa, taksat taksa”– u shpreh tregtari.

“Zëre sikur jemi papunë. Kjo gjendje ka katër, pesë vjet, jo vetëm tani”– i tha një tjetër kreut të opozitës. “Dëmi më ka shkuar 2 mijë euro në 2 muaj” -tregoi një zonjë në dyqanin e saj. “Kam paguar qeranë, dritat, ujin, të gjitha. Minus, vetëm gropë”.

Xhepat e shqiptarëve janë zbrazur sot për shkak të krizës së renduar prej qeverisë Rama. Premtimet boshe dhe cirku qeveritar nuk e fshehin dot dështimet e Rames dhe përgjegjësinë e tij për varfërinë e tejskajshme, e cila është shtruar këmbëkryq në familjet shqiptare.

Ndërkohë, shefi i opozitës ka ndarë me ndjekësit e Facebook, foto nga takimet me qytetarët, ndërsa thekson se në tërësi ata e kanë respektuar distancimin social dhe rregullat e higjienës.

Basha ngre shqetësimin se qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti, ndërsa po ashtu sipas tij edhe biznesi është në vështirësi, duke rrezikuar mbylljen e shumë prej tyre.

Postimi i Bashës
Pjesa më e madhe e qytetarëve që takoj në Tiranë i kanë respektuar rregullat e higjenës dhe të distancimit social.

Megjithatë shqetësim serioz mbetet situata ekonomike e rënduar nga pandemia e COVID-19. Janë të shumtë qytetarët që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë për kohën e kaluar mbyllur në shtëpi.

Edhe bizneset përballen me vështirësi të mëdha. Mungesa e ndihmës rrezikon mbylljen e shumë prej tyre ndërsa të shumtë janë dhe ata që janë detyruar të heqin të punësuar nga listpagesat.

Qeveria Rama i la pa ndihmë shumicën e qytetarëve dhe bizneseve. Rinisja e aktivitetit normal është shumë e vështirë për ta tashmë që veç faturave dhe taksave të larta, përballen me uljen e numrit të blerësve dhe ankthin për të ardhmen e pasigurt.

Xhepat e shqiptarëve janë shkundur nga pandemia ekonomike e qeverisë Rama. Asnjë formë propagande dhe cirku qeveritar nuk e fsheh dot pasigurinë dhe varfërinë e tejskajshme që po pllakos në familjet shqiptare.

<
>
Basha te nje biznes1 Basha ne tirane Basha ne Tirane1 Basha ne Tirane2 Basha ne tirane3 Basha ne tirane4 Basha ne tirane5 Basha ne tirane6 Basha ne tirane7 Basha ne tirane8 Basha ne tirane9


Etiketa: , , , , ,

Pas