Aktualitet

Basha: Zgjidhje politike për shqiptarët





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 09:23 - 14/02/20 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me delegacionin e Venecias. Basha u shpreh se ishte një takim i frytshëm dhe tha se do të ofrojë zgjidhje politike për shqiptarët.


Takimi me delegacionin e Venecias ishte shumë i frytshëm. Zgjidhja që kërkojmë nuk e duam për veten, sakrifikuam gjithçka për ti hapur rrugë zgjidhjet politike për shqiptarët, nëse pala tjetër do të vazhdojë të përdorë pushtetin e paligjshëm, paratë e krimit dhe të vërë interesat e pushtetit të vet dhe të krimineleve kundër shqiptarëve atëherë opozita me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie evropiane për tu përballur me një grusht njerëzisht që ka marrë peng vendin. Vendi është në krizë të thellë, ilustrimi  më i mirë janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti që nuk pret për opinionin e Venecias, por forcon kapjen e shtetit, drejtësisë, kushtetueses. Vendi është në kolaps, jeta dhe sigurua është e kërcënuar se shteti sot nuk është i shqiptarëve por i pushtetarëve të lidhur me kriminelët që kanë kapur zgjedhjet, bashkitë parlamentin, gjykatat, gjithçka“, – tha Basha.



Kreu i PD-së theksoi se me delegacionin është diskutuar problematikën që është rënduar nga viti në vit që nga kapja e drejtësisë nga një qeveri që mbron e fsheh krimin e vet.


Rruga e daljes është e qartë, të kemi parlament që është produkt i votës së qytetarëve”- tha Basha.

 


Etiketa: ,

Pas