Rilindja erdhi me turbullim të qëllimtë në idetë e saj ekonomike. Ndërkohë që artikulonte qasje progresiste për çështjet sociale ajo në qeverisje shpesh herë është treguar edhe më brutale me shtresat në nevojë sesa një e djathtë Europiane e fillim shekullit XX. Ajo është e gatshme tu japë koncensione kompanive private shumë prej shërbimeve bazë të një qeverisje të majtë siç është shëndetësia. Nga ana tjetër Rilindja erdhi nën premisën e “fallsifikuar” se në Shqipëri kishte 1 milion njerëz të papunë, se Rilindja do të hapte 300 mijë vende të reja pune, se rrugët e shtruara nuk i duheshin ekonomisë dhe se taksat në vend do të bëheshin më të drejta për të gjithë.
Janë tashmë tre vite që ekonomia drejtohet nga Edi Rama dhe shifrat zyrtare të administratës së tij flasin vetëm për 160 mijë të papunë nga 1 milion që ishte pretendimi. Papunësia në tremujorin e tretë të vitit 2013 ishte 16.8% dhe sot ajo qëndron thuajse në vend me 16.6% duke i bërë 300 mijë vendet e punës të shumëzohen me 0. Sot Rilindja i është rikthyer dhe njëherë “urtë” argumentit se qeveria e saj po shtron rrugë në kontraditë me argumentin e çuditshëm se “ rrugët nuk hahen” të Ramës në opozitë.
Ndërkohë përsa i përket politikës më të rëndësishme ekonomike të Rilindjes, atë të taksës progresive, FMN shprehet se ajo ka qënë e gabuar për ekonominë Shqiptare. Kjo e fundit shton se efikasiteti i tatimit mbi të ardhurat i bazuar në një nivel më të lartë se mesatarja e rajonit po tregon se sistemi progresiv është më pak i efektshëm se sa regjimi taksës së sheshtë. Rilindja risheh buxhetin e shtetit në fshehtësi ndërkohë që rriti borxhin e qytetarëve shqiptar me 1.2 miliardë euro gjatë mandatit të saj. Për të gjitha këto arsye një mandat tjetër i Rilindjes është vështirë të shihet si mund të justifikohet.
Në dallim me opozitën që Shqipëria pati me Ramën kryetari i opozitës Basha ka mbi një vit që i ofrohet publikut me propozime konkrete të një qeverisje më liberale në menaxhimin e ekonomisë. Shqipëria ka që nga viti 2011 që po ekspozon problemet e saj të forta të mënyrës sesi i përdor resurset njerëzore e natyrore duke sjellë për pesë vite tashmë rritje ekonomike nën potencial dhe nën 3% cdo vit. Parashikimet janë që dhe në katër vitet e ardhëshme Shqipëria të mbetet në rritje ekonomike nën potencial. Për këtë arsye ekonomia ka nevojë për vendimarrje të qartë dhe politika të mirëartikuluara dhe të kuptuara nga publiku.
Bashanomiks duhet të reflektojë guximin e ndërmarrë nga Kryeministri Japonez Shinzo Abe që adresoi njëkohësisht: stimulin fiskal, lehtësimin sasior në politika monetare dhe reformat strukturore për të dalë nga ritmet e ulta të rritjes ekonomike që kishte Japonia prej 20 vitesh dhe për të mundur deflacionin. Ky neologjizëm përdoret sa herë një lider politik ndërmerr politika ekonomike që shkëputen nga e shkuara e vendit të tyre sic ishte Reganomiks ( politikat e ndërmarra në vitet 1980-të nga Ronald Reagan në SHBA).
Bashanomiks duhet të jetë e qartë dhe jo populiste në adresimin e problemeve strukturore të ekonomisë sonë. Me reformë strukturore nënkpuptohet ndryshim rrënjësor sesi funksionon shteti dhe sesi i përdor financat publike dhe fuqinë e saj për t’u korruptuar e për të korruptuar. Shqipëria mund të shndërrohet në një Gjeorgji të dytë me vetëm gjashtë taksa, me shërbim shëndetësor krejtësisht privat e me liri ekonomike më të lartën në rajon. Të gjitha këto Gjeorgjia i arriti me një grup ekonomistësh që mesataren e moshës e kishin 32 vjec duke u shkëputur qartazi nga e shkuara e shtetit komunist si dhe e shtetit në tranzicion. Bashanomiks duhet të jetë ideologjike dhe vizionare duke mos u përthyer në teknikalitete dhe në të dhëna mikro dhe në shqetësimin e përkohshëm ditor. Duhet të shfaq një grup ekonomistësh në publik të artikuluar dhe të bindur për të cuar para këto reforma të vështira. Rama u mundua të krijonte ad hoc “Harvard Boys” në Tiranë por për arsyet e shpjeguara në fillim të këtij artikulli dështuan si dhe për faktin se ata nuk ishin shqiptar.
Bashanomiks ka premtuar një ekonomi që i beson tregut duke propozuar taksat më të ulta në rajon sic është riprezantimi i tatimit te sheshtë ne nivelin 9% per: tatimin mbi te ardhurat e korporatave, tatimin mbi te ardhurat personale dhe kontributin e punedhenesve dhe punemarresve per sigurimet shoqerore. Heqje e fusheveprimit te taksimit mbi dividentin dhe fitimin kapital dhe ulje te shkalles tatimore per interesat nga 15% ne 9%. Rritje e kufirit te regjistrimit per TVSH nga 5 milione leke qarkullim vjetor ne 12 milione leke qarkullim vjetor etj. Por qytetarëve i duhet gjithashtu kohë që të binden se këto premtime janë të arritëshme dhe janë gjithashtu në të mirë të tyre. Ndaj dhe Bashanomiks është më mirë sesa zgjedhje të parakohëshme.
Nuk di te egzistoje ndonje model ekonomik “Bashanomiks” keshtu qe mos shit pras per as. Basha, per fatin e mire, akoma nuk ka performuar ne ekonomi, qe te mund te perbente model per te tjeret. Ndersa analizen tende, sikurse kritikon Ramen se paskeerdorur premise per 1milion te pa punet, e nis nga premisa te gabuara. Rritja 3 % qe ti konsideron te vogel mua me rrezulton e pelqyeshme duke patur parasysh se e tera apo ppb e mbartur nga 2009 apo 2010, te ciles ti referohesh ka ne perberje “mega investime” aspak ekonomike te keq menaxhuara, te egzagjeruara, pra shifra te fryra. Keto investime nuk kane qene aspak eficente kur, kaq te shumta ne numur, nuk kane sherbyer per uljen e papunesise apo te ardhurat per fryme. Investimet nuk jane piramida qe te sherbejne vetem per qarkullimin e resurseve por mbi te gjitha duhet te sherbejne ekonomise me sherbimet qe kryejne. Dhe perfundon te parashikosh zgjedhje te parakoheshme e te shkojme prap ne rrumpalle. …