Monday, March 20, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Bashar Al-Asad rizgjidhet president i Sirisë me 95% të votave

by mapo.al
29/05/2021
in Aktualitet, Bota
0

Siria i ka besuar presidentit Bashar al-Asad për herë katërt postin më të lartë të shtetit, në një proces zgjedhor, që ndërkombëtarët dhe opozita e kritikuan si farsë politike. Al-Asad është president që prej vitit 2000, kur fitoi referendumin popullor pasi, paraardhësi, i ati i tij, ndërroi jetë.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, pritet të nisë mandatin e katërt në krye të shtetit pas fitores në zgjedhjet e kontestuara të së mërkurës.



55-vjeçari erdhi në pushtet 21 vite më parë duke pasuar të atin, Hafez al-Asadin, i cili e drejtoi Sirinë një tjetër çerekshekull përpara tij.

Kryetari i parlamentit sirian tha të enjten se pjesëmarrja në votime ishte mbi 78 për qind.

“Duke qenë se kandidati i parë, zoti Bashar ib Hafez al-Asad mori shumicën absolute të totalit të votave, apo 95,1 për qind, e kam për nder ta shpall z. Bashar al-Asad president të zgjedhur të Republikës Arabe të Sirisë“.

Dy rivalët e presidentit al-Asad morën mes 1,5 dhe 3 për qind të votave.

Procesi u kritikua nga ndërkombëtarët, nga Amerika dhe Bashkimi Europian si jo i lirë dhe i pandershëm, ndërsa vetë presidenti deklaroi se opinionet e të huajve kanë pak peshë.

“Mobilizimi qytetar që pamë javët e fundit ishte reagim i qartë ndaj kritikave të perëndimit dhe u thotë atyre se opinionet tuaja kanë zero vlerë, e ju vetë jeni 10 herë më të pavlerë”.

Siria prej 10 vitesh gjendet në një luftë civile që ka vënë përballë qeverinë e presidentit Asad dhe demonstruesit e ngritur kundër padrejtësive e korrupsionit në kuadër të Pranverës Arabe.

Mbi 388 mijë kanë humbur jetën dhe gjysma e popullsisë është shpërngulur nga banesat.

Tags: Bashar al AsadSiriZgjedhje

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
Next Post

Morën votat, po janë të vetmuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria
  • Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In