Aktualitet

“Bashën nuk dua ta blej se nuk është Messi”- Rama: Jam i gatshëm për…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:10 - 15/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama, ka sqaruar thirrjen e tij ndaj Lulzim Bashës, duke thënë se nuk e ka ftuar të bashkëqeverisë por sipas tij të bashkëpunojë me të në të mirë të vendit, pasi sipas Ramës, kreu i PD-së do të vazhdojë në opozitë.






Rama më tej theksoi se është i gatshëm të ndërtojë një rrugë bashkëpunimi në funksion të krijimit të një fuqie të përbashkët për çështjet e mëdha të vendit dhe një energji të re.


 







“Unë nuk ofrova ta blej Bashën se nuk është një lojtar që është Mesi apo Ronaldo. Nuk jemi në fushën e shitblerjes së lojtarëve të mëdhenj.




Unë jam i gatshëm që të ndërtoj një rrugë bashkëpunimi shumë të ngushtë me opozitën që do dalë nga zgjedhjet dhe me Bashën në funksion të krijimit të një fuqie të përbashkët për çështjet e mëdha të vendit dhe një energjie të re që spostohet nga konsumi i jashtëzakonshëm i politikës së sherrit, ndasive përçarëse te fokusi i çështjeve. Kjo ishte dhe kjo është. Kjo gjë do karakter dhe Basha nuk e ka dhe nuk e ka pasur kurrë”, u shpreh Rama.

Lexo edhe :  Republikanët amerikanë zgjedhin Bashën për takimin e parë në Shqipëri


1


Etiketa: , ,

Pas