ShowBizz

Bashkëjetojnë dhe kanë fëmijë, por Shakira thotë se s’do të martohet kurrë me Pique




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:32 - 13/01/20 |
mapo.al

Këngëtarja Shakira dhe futbollisti Gerard Pique janë një ndër çiftet më të njohur e të komentuar të showbiz-it, të cilët janë bashkë që prej vitit 2011.


Ata bashkëjetojnë dhe janë prindër të dy djemve, ndërsa në postimet e tyre në rrjete sociale kanë treguar vazhdimisht se janë një familje tepër e lumtur.


Mirëpo, Shakira dhe Pique nuk janë kurorëzuar me martesë dhe këngëtarja as që ka ndërmend ta bëjë diçka të tillë.



Kjo për arsye se i frikësohet martesës dhe idesë që do të jetë “bashkëshortja” e tij.


“Martesa më tremb shumë. Nuk dua të më shikojë si grua. Preferoj të më shikoj si e vajza e tij, si e dashura. Pak a shumë si ‘fruti i ndaluar’”, rrëfeu këngëtarja gjatë një interviste.


Gjithashtu, ajo rikujtoi fillimet e saj me futbollistin dhe përshtypjen e parë, pasi nuk e njihte se kush ishte ai.

“Unë nuk kam qenë ndonjëherë tifoze futbolli dhe nuk e dija se kush ishte Pique. Por kur e pashë në video mendova: “Qenka shumë i bukur”. Më vonë dikush na prezantoi”, ka treguar Shakira.



CLOSE
CLOSE
Pas