Aktualitet

Bashkëpunëtorja e Tires qan në Gjykatë: Kam dy fëmijë për t’u kujdesur









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:07 - 10/02/21 |
mapo.al

Sidorela Çela, një nga tre infermieret e arrestuara të spitalit “Shefqet Ndroqi” për zhvatje, është shfaqur në dhomën e të pandehurve me lot në sy dhe me kokën ulur.



Mapo mëson se përpara trupit gjykues, Çela është shprehur se ka dy fëmijë të mitur në shtëpi, përkatësisht 2 dhe 7 vjeç, për të cilët i duhet të kujdeset.


Gjykata e Tiranës pritet të japë masën e sigurisë për të dhe koleget e saj, që në bashkëpunim me Tire Alldervishin kishin krijuar një skemë të mirëfilltë për të përftuar sa më shumë para në kurriz të pacientëve të sëmurë me Covid-19.




Risjellim në vëmendje se arrestimi i tre infermiereve erdhi fill pas denoncimit publik dhe prangosjes së sanitares Tire Alldervishi, e cila i zhvati 8 milionë lekë të vjetra vajzës së një pacienteje me Covid-19, nën premtimin se do të përkujdesej për të.

Lexo edhe :  Shtyhet dërgesa e vaksinave Pfizer - Mbi 15 mijë doza mbërrijnë të martën


Sidorela Çela

 


*Në fotografinë kryesore, koleget e arrestuara të Sidorela Çelës –  Mira Bushi dhe Sheqerie Koçi

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas