Aktualitet

Bashkëpunim Rama-Basha, Ahmetaj: Shtrirja e dorës është e sinqertë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:54 - 23/09/21 |
mapo.al

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e ka konsideruar të domosdoshëm një tryezë dialogu midis opozitës dhe mazhorancës.






I ftuar në emisionin “Frontline” në News 24 , ai tha shtrirja e dorës nga ana e mazhorancës është jo e detyruar dhe e sinqertë. Ai ka shprehur garancinë për votimin e Reformës në Drejtësi për vetingun.


Ahmetaj shtoi se Edi Rama dhe PS nuk do të ulet kurrë në një tryezë  në këmbim të diçkaje pasi nuk është pazar.







“Në parim në fazën që është vendi domosdoshmëria e dialogut është tejet i domosdoshëm. Vendi ka nevojë për të gjitha palët politike, me mazhorancën që po shtrin dorën, një dorë jo e detyruar. Vettingu do të bëhet dhe jam i bindur që opozita do ta votojë dhe do të vijë ta votojë. Në diskursin e tyre ata i vendosin lloj lloj nickname. Ajo është reforma e shqiptarëve është mbështetur nga ndërkombëtarët. Do ta shtyjmë afatin. Nuk diskutohet. Jam i bindur në votat e opozitat. Për çështjet e mëdha është e dosmosdoshme që palët të ulen në një tryezë. Shqiptarët na shohin qartë se kush e ka seriozisht. Në një reflektim qytetar do të vijnë të ulen në tryezë. Praktikisht zhvillimet e vendit të detyrojnë. Shtrirja jonë e dorës është e sinqertë. Unë nuk formatoj dialogun mes dy forcave politike. Është një detyrim gati i përditshëm. Dialogu është nevojë e përditshme. Ne nuk kemi asgjë për t’i ofruar opozitës përveç detyrimit ndaj shqiptarëve si politikanë normalë. PS dhe Edi Rama nuk ulet në tryezë në këmbim të diçkaje. Janë votat që kanë votuar opozitën që e detyrojnë atë të ulen në tryezë. Ne morëm më shumë vota, morëm përgjegjësinë për të drejtuar vendin në këto 4 vite , por çfarë i detyron të dyja palët  të ulen është interesi i qytetarëve. Nuk është Pazar ulja, më jep të jap. Fatet e vendit të detyrojnë si opozitën dhe mazhorancën të dialogojnë. Ne nuk mund të rrimë të shajmë. Kur një opozitar bërtet është në respekt ta dëgjosh nëse ai beson tek ajo. Pastaj do ulesh në tryezë është domosdoshmëri. Unë iki me parimin se askush nuk është peng i askujt. Ne jemi të detyruar që për atë përgjegjësi që na kanë dhënë qytetarët të ulemi e të dialogojmë dhe të përmirësojmë gjendjen e qytetarëve çdo ditë. Le të vijë opozita në tryezë dhe të thotë çfarë ka për të thënë. Ato që mendojmë se janë të mira, ne do t’i dëgjojmë e do themi se do biem dakord. Por, nuk mund të flitet nga një ballkon në tjetrin. Ne jemi besnikë të përgjegjësisë, që na kanë dhënë votuesit. Dikur, në mesjetë, i referoheshin hyjnive, ndërsa sot, në demokraci, është vota. Kur ti nuk i referohesh, nuk e plotëson pritshmërinë e qytetarëve, ata janë shumë të qartë, edhe më shumë se vetë qytetarët, dhe të votojnë jashtë, të thonë ‘dil se je i papunë’. Vota e shqiptarëve është hyjnore. Je në opozitë, sepse ke marrë më pak vota, dhe shumë më shumë shqiptarë e kanë votuar Edi Ramën, se e kanë besuar. Vendi ka nevojë të ecë përpara me më shumë shpejtësi”- tha Ahmetaj.

Lexo edhe :  Drejtori e posaçme në Kryeministri për kontrollin e administratës


1




Etiketa: , , ,

Pas