Aktualitet

Bashkëpunimi AMA- AKEP, vizitë zyrtare e Kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:21 - 09/09/21 |
mapo.al

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive znj.Armela Krasniqi zhvilloi një vizitë zyrtare në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Znj.Krasniqi u prit në këtë takim nga kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare z.Tomi Frashëri.






Gjatë takimit të dy autoritetet rregullatore vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe vunë theksin në intensifikimin e marrëdhënieve të dy institucioneve dhe rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.


Me tepër rëndësi për të dy autoritetet rregullatore u vlerësua hartimi i një memorandumi bashkepunimi në një kohë sa më të shpejtë ku të përfshihen çështjet me interes të përbashkët, ndër të tjera:







Lirimin e brezit 700 MHz nga AMA dhe marrjen në administrim të këtij brezi nga AKEP, duke shkuar drejt respektimit të afateve të vendosura nga BE dhe ITU.



Ngritjen e një TASK-FORCE me përfaqësues të përbashkët nga të dy institucionet me qëllim luftën kundër paligjshmërisë në rrjetet e komunikimeve elektronike dhe zhvillimin e veprimtarisë vetëm nga subjekte të liçensuara nga autoritetet rregullatore. Për këtë qëllim u vendos edhe hartimi i një kalendari të përbashkët veprimi.



Gjithashtu një fokus i posaçëm do t’i jepet monitorimeve të përbashkëta për mbylljen e aksesit në internet nga ana e sipërmarrësve të komunikimeve elektronike, të faqeve me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, të konstatuara si të tilla nga AMA.

Do të ngrihet gjithashtu, një grup i përbashkët pune i cili do të ndjekë në vijueshmëri problemet e interferencave që raportohen nga autoritetet rregullatore të vendeve fqinjë, në zonat kufitare dhe jo vetëm.

Sistematik do të vijojë të mbetet edhe bashkërendimi i punës për krijimin e një inventari të unifikuar të frekuencave, bazuar dispozitat e Politikës Spektrale.

Nga AKEP të pranishëm në takim ishin Kryetari Z. Tomi Frashëri, Drejtor i Kabinetit Znj. Eriola Mosko, Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Integrimit Z. Bleron Dokle, Drejtor i Drejtorisë së Autorizimeve Z.Jetmir Braha, Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit, Kontrollit dhe Inspektimeve Z. Vasil Mitezi.

Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi shoqërohej nga Znj. Anisa Kureta Drejtor i Kabinetit, Znj. Sara Xhumbari Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Licensave, Z. Ervin Çelaj Drejtor i Drejtorisë së Mbikqyrjes, Znj. Elkeda Domi Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Frekuencave dhe TIK.

2


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas