Aktualitet

Bashkëpunuan me Tiren – 45 ditë burg për 3 infermieret dhe sanitaren














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:49 - 10/02/21 |
mapo.al

45 ditë burg. E tillë është masa e sigurisë që Gjykata e Tiranës ka marrë për tre infermieret dhe sanitaren që akuzohen për bashkëpunim me Tire Alldervishin në zhvatjen e pacientëve me Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”.






Në seancën që zgjati pothuajse dy orë, të prangosurat i mohuan akuzat, por trupi gjykues vendosi për to masën “arrest me burg 45 ditë”  teksa kërkoi nga prokurori i çështjes prova të tjera – zbardhjen e komunikimeve të tyre me Tire Alldervishin.


Bëhet fjalë për Sidorela Çelën, Mira Bushin, Sheqerie Koçin dhe Rukije Hoxhajn.







Arrestimi i personelit të spitalit “Shefqet Ndroqi” erdhi fill pas denoncimit publik dhe prangosjes së sanitares 58-vjeçare Tire Alldervishi, e cila i zhvati 8 milionë lekë të vjetra vajzës së një pacienteje me Covid-19, nën premtimin se do të përkujdesej për të.



1




Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas