Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, përmes një postimi në “Facebook” shprehet se Bashkia e Shkodrës i ka bërë kërkesë Ministrisë të Shëndetësisë, që në stadium në këtë sfidë të lejohet pjesëmarrja 30 për qind e tifozëve, duke respektuar rregullat ndaj Covid.


Postimi i kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi:







Ditën e hënë, datë 31 maj 2021, në stadiumin “Air Albania” ekipi ynë i zemrës Vllaznia, ndeshet përballë Skenderbeut të Korçës në finalen e Kupës së Shqipërisë në futboll.



Kjo ndeshje vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku pasi jemi shpallur nënkampion të Shqipërisë, rikthehemi pas më shumë se një dekade në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj një emri të madh të futbollit shqiptar siç është Skenderbeu.



Përballë një ecurie kaq pozitive, sigurisht, mungesa e tifozëve mbetet një nga keqardhjet më të mëdhaja!

Duke parë se tashmë situata e pandemisë globale COVID-19  është çdo ditë e më tepër duke u përmirësuar, duke parë që në të gjitha vendet europiane tashmë finalet e kupave po zhvillohen me pjesëmarrjen e 30% të tifozëve, Bashkia Shkodër i bën kërkesë autoriteteve publike e në mënyrë të veçantë Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

Ditën e finales, me datë 31 maj 2021, duke respektuar rigorozisht të gjitha protokollet dhe masat anti- Covid, të lejojë prezencën e pjesësemarrjen e tifozëve në 30% të kapacitetit të stadimumit “Air Albania”!