Bashkia e Tiranës: Këto pallate në kryeqytet janë të pabanueshme

Drejtori i Emergjenca Civile për Tiranën, Erindi Bejko, bëri një pasqyrim të gjendjes së vështirë në kryeqytet, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit. Bejko iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që iu rrezikohen banesat që të dalin me urgjencë për të shpëtuar kokën dhe jetën e tyre.

“Lufta me fenomene natyrore dihet se nga anon fuqia, që është nga natyra, por ne nuk duhet të dorëzohemi. Tani duhet të fitojmë luftën psikologjike me panikun. Njerëzit janë njëlloj në panik, si kur kanë vetëm krisje, ashtu edhe kur iu janë shembur shtëpitë. Të gjithë thonë “problemi im është më i madh se i të gjithëve”. Ne nuk patëm fatin fatal, që pati Durrësi e Thumana”, tha Bejko.



Megjithatë, Bejko tha se janë katër apartamente në zonën e Kombinatit në kryeqytet të cilët janë shpallur të pabanueshëm për shkak të pasojave të tërmetit. “Janë katër pallate në Kombinat të cilët janë shpallur të pabanueshëm. Familjet janë strehuar në hotele sipas marrëveshjes që është arritur tashmë, ose tek të afërmit e tyre. Ndërtesa të pabanueshme kemi nxjerrë në të gjitha njësitë administrative rurale”, tha ai.

Pallatet e ndërtuara nga periudhës së regjimit komunist dhe ndërtesat private të cilat i përkasin viteve ’60-’90, tha Bejko, janë të rrezikuara nga tërmeti.

“Pallatet janë ato të ndërtuara gjatë viteve të sistemit komunist, që ndërtoheshin me kontribut vullnetar. Ato pallate sot kanë shfaqur problemet e tyre. Ndërsa banesat private janë ndërtuar në vitet 60-90. Këto kanë probleme dhe janë bërë të pabanueshme. Jemi në inspektim për ndërtesa të tjera të cilat mund të përbëjnë rrezik”, shtoi Bejko.

Sa i takon dëmtimit të pallatit te rruga e Kavajës, Bejko tha se ndërtesa është inspektuar nga instituti i ndërtimit dhe nuk ka rrezik.

A ka një statistikë se sa ndërtesa janë shpallur problematike në Tiranë dhe zonat përreth?
Është vështirë të të jap një shifër zyrtare. Shifra që ne shohim është që kemi shtëpi private në zonat rurale 300-350 të dëmtuara. Ne kemi aq inxhinierë, sa për të dhënë drejtim aty ku situata është më alarmante. Kemi një pallat të pabanueshëm në Kombinat, banorët janë evakuuar dhe po jetojnë te ambientet e vëna në dispozicion nga bashkia, por edhe te të afërmit e tyre. Ka persona që nuk pranojnë të evakuohen, por unë iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që iu rrezikohen banesat, të lëvizin, të shkojnë te të afërmit, se koka, jeta është më e rëndësishme.

Po pallati te Rruga e Kavajës, keni informacion për të?
Nuk kam asnjë informacion zyrtar për një pallat te Rruga e Kavajës që ka probleme. Nuk kam asnjë shkresë nga Instituti i Ndërtimit, iku pallati shtrembër, nuk iku, janë diskutime që nuk bëhen me mua, por me Institutit të Ndërtimit. Për pallatin në Kombinat Instituti i Ndërtimit ma ka dhënë me firmë e shkresë se është i pabanueshëm, dhe ai mban përgjegjësi.

Banesat sociale a kanë kapacitet?
Banesat kanë 300 vende, kemi ngritur edhe çadra, të cilat do të shtohen. Çadrat kanë materiale hekuri brenda, duan specialistë për t’i ngritur. Çadrat janë në Ndroq, në Farkë e Petrelë më pak, në Pezë e Vaqarr më shumë. Pastaj është Kombinati, që është një histori e komplikuar. Kombinati ka tjera shifra në raport me Tiranën. Ka problemet e veta dhe duhet trajtuar me kujdes e përgjegjësi.

Sa rrezik ka ashensori?
As kjo nuk përbën diskutim për mua sot, pasi e rëndësishme është të ruajmë jetën e qytetarëve, që po iu prishet pallati. Nëse ashensori përbën rrezik, administratori të flasë me Ministrinë e Financave dhe ta mbyllë. Nuk është diskutim ruajtja e kokës, kur ti do patjetër të lëvizësh me ashensor. Ne jemi në një situatë ku i vihet pallatit shiriti, nuk bëhet fjalë për ashensorë. Tani ne duhet të ruajmë jetën e banorëve.

Ku do të shkoni tani?
Tani ka nevojë për koordinim. Unë mund të shkoj tani në Zall Herr, Zall Bastar, Pezë. E rëndësishme është të jem në koordinim me të gjithë aktorët në terren. Kam pezulluar çdo lloj mbledhjeje, takime, sepse është më e rëndësishme një telefonat që më vjen e më thotë “po më bie shtëpia”. Për mua është e rëndësishme situata derisa të dalim nga emergjenca.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252