Aktualitet

Bashkia e Tiranës: Në shkurt nisin aplikimet për kredi të buta





               Publikuar në : 17:24 - 08/01/20 |
mapo.al

1000 familje dhe çifte të reja në kryeqytet që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë të re sipas normave të interesave të tregut, do të përfitojnë nga programi i kredisë së butë. Lajmin e mirë e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit të dy shkollave të reja që po ndërtohen në kryeqytet, shkolla “”Kristo Frashëri” dhe “Vaçe Zela”. Ai tha se muajin tjetër do të hapet thirrja për dhënien e kredive të buta.


Duke filluar nga muaji tjetër bashkë me Entin Kombëtar të Banesave ne do të hapim një thirrje për 1000 kredi të reja të buta dhe siç kemi parë nga thirrja e parë që patëm me 1000 kreditë e para, kryesisht kanë qenë këto lloj zonash. Pra zona që janë midis Unazës së Tretë dhe Unazës së Pestë të Tiranës, zona që kanë ndërtime të reja dhe të përballueshme për sa i përket fuqisë së kredisë, por edhe fuqisë që mund të paguajë një familje e re. Dhe zona që preferojnë një apartament aty ku është afër një shkollë, një kopsht apo një çerdhe”, u shpreh Veliaj.



Bashkia e Tiranës përmes projektit për kredi të butë, i ofron mundësinë mijëra familjeve dhe çifteve të reja për të marrë një shtëpi të re, në zona me akses nëpër shkolla, kopshte apo çerdhe.


Për sa i përket procedurës së kredive të buta, të gjitha aplikimet e bëra në njësitë administrative për strehim nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredisë, shqyrtohen në bashkinë e Tiranës për të bërë më pas dhe përzgjedhjen e familjeve që plotësojnë kriteret për të marrë kredi të butë me interes 3%.


Etiketa: ,

Pas