Aktualitet

Bashkia e Tiranës: Të hiqen depozitat e ujit nga taracat e pallateve





               Publikuar në : 19:00 - 16/12/19 |
mapo.al

Bashkia e Tiranës do të udhëzojë që në vazhdim, depozitat e përbashkëta të ujit të vendosën në ambientet e bashkëpronësisë në katet e para, duke i hequr nga tarracat e pallateve.


Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Tirana duhet të mësojë nga ajo që ka ndodhur pas tërmetit.



“Ju propozojmë një vendim të Këshillit Bashkiak, ku Bashkia emeton për të gjithë administratorët e pallateve dhe banorët e Tiranës një udhëzim për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat. Një peshë e jashtëzakonshme mbi tarraca që është në mënyrë konstante rrezik për jetën, ka vazhduar për shumë gjatë në qytetin tonë. Së pari, marrim vendim për të hequr të gjitha depozitat e ujit nga tarracat, jo për t’i lënë pa alternativë, por që në bashkëpunim me administratorët e pallateve të kenë mundësi që, si pallatet e reja, në hapësirën e përbashkët në katin e parë ose në një nga vendet e parkimit, të instalojnë një depozitë të përbashkët per të gjithë banorët; pra, jo secili të vetën”.



Etiketa: , ,

Pas