Aktualitet

Bashkia Kukës padit anëtarët e KZAZ-së për shpërdorim detyre





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:49 - 24/06/19 |
mapo.al

Bashkia Kukës ka paditur për shpërdorim detyre anëtarët e KZAZ nr.11 të qytetit të Kukësit. Duke theksuar se anëtarët e kësaj KZAZ-je vazhdojnë të mbajnë të bllokuara, në mënyrë të paligjshme, mjediset në Shkollën e Mesme “Havzi Nela”, pasuri e kësaj bashkie, kryebashkikau Bashkim Shehu, shprehet se ata po konsumojnë veprën penale të Shpërdorimit të Detyrës. Argumenti i zotit Shehu është se “pavarësisht se anëtaret e KZAZ-së kanë marrë dijeni për shkak të detyrës, për anullimin e datës së zgjedhjeve vendore, ata vijojnë të mbajnë të bllokuar një objekt në pronësi të Bashkisë Kukës”.


Në padinë dorëzuar Prokurorisë së Shkallës së Parë Kukës, arsyetohet se anëtarët e KZAZ-së Kukës kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, pasi kanë penguar Bashkinë Kukës në ushtrimin e detyrës së saj, duke refuzuar kthimin e objekteve të zëna, si dhe në rolin e funksionarëve publikë, kanë refuzuar të zbatojnë kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Pas daljes së dekretit të presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve, anëtarët e KZAZ-së Kukës i lëvizën materialet zgjedhore nga mjediset e Qendrës Kultutore “Hasan Prishtina”, por vazhdojnë të mbajnë të bllokuar palestrën sportive të shkollës së mesme “Havzi Nela”, në kundërshtim me ligjin.


Bashkia Kukës, duke vlerësuar se çdo veprim i ndërmarrë në kundërshtim me Dekretin e Presidentit gjykohet si shkelje e legjislacionit penal dhe kërkon procedimin penal të anëtarëve të KZAZ-së Kukës, për shpërdorim detyre, sipas nenit 248 të Kodit Penal.


Në nenin 248 të Kodit Penal ndër të tjera thuhet se Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milionë lekë.


Kallëzimi Penal i Bashkisë Kukës

Bashkia Devoll, letër KQZ-së, s’lejon vendosjen e materialeve zgjedhore
Bashkitë e djathta mbeten të vendosura për të zbatuar dekretin e Metës. Në Devoll, Bashkia e drejtuar nga demokratët i ka dërguar letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku thuhet se akti për caktimin e Qendrave të Votimit do të shfuqizohet.

“Akti për caktimin e Qendrave të Votimit, shfuqizohet. Qendrat e Votimit, në administrim të bashkisë”, thuhet në letrën e Bashkisë Devoll drejtuar KQZ-së.

Më tej, Bashkia Devoll thekson se nuk do të lejojë futjen e materialeve zgjedhore në ambientet që administrohen nga bashkia.


Etiketa: , , , ,

Pas