Aktualitet

Bashkia Mat ultimatum KQZ-së: Lironi ambientet deri nesër në 09:00






               Publikuar në : 18:40 - 18/06/19 |
mapo.al

Bashkia e Matit i është drejtuar përmes një shkrese KQZ-së ku i kërkon lirimin e ambienteve të Pallatit të Sportit “Ferit Hysa”, ku aktualisht është ngritur KZAZ nr.16. Në letrën e cila mban firmën e kryetarit të Bashkisë, Nezir Rizvani, thuhet se veprimtaria zgjedhore duhet të ndërpritet në respekt të dekretit të Presidentit të Republikës. KQZ-së i kërkohet të heqë materialet zgjedhore nga KZAZ nr.16 para orës 09:00 të ditës së mërkurë, 19 qershor.


Gjithashtu, Bashkia Mat urdhëron edhe heqjen e listës së zgjedhësve të afishuara në qendrat e votimit.



Shkresa e Bashkisë Mat drejtuar KQZ-së

Kërkesa për bashkëpunim në lirimin e ambienteve të bashkisë i është drejtuar edhe komisariatit të policisë Mat.


Kërkesa drejtuar komisariatit të policisë Mat

Ndërkohë, tensione ditën e sotme pati në Tropojë dhe Kamëz, ku bashkitë e drejtuara nga opozita kërkuan lirimin e ambienteve të zëna nga KQZ. Ndërsa përmes një deklarate, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akuzoi kryetarët e bashkive se po tejkalojnë kompetencat e tyre dhe paralajmëroi ndjekje penale.

LEXO EDHE:

KQZ: Disa bashki po bllokojnë zhvillimin e zgjedhjeve

Tension në Tropojë/ Thyhet KZAZ, protestuesit përplasen me policinë


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas