Galeri

Bashkia Mirditë: Njoftim për Shpallje Tenderi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 05:16 - 09/11/20 |
mapo.al

Njoftim për Shpallje Tenderi

Bashkia Mirditë në kuadër të projektit “Revitalizimi i aktiviteteve kulturore në komunitetin e Mirditës”, financuar nga programi IADSA II, shpall tenderin për punimet me objektin “Rikonstruksion Pallati i Kulturës Rrëshen” në qytetin e Rrëshenit me fond limit 25,750,000 (njëzet e pesë milion e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) lekë pa tvsh. Thirrja do të jetë e hapur nga data 09/11/2020 deri në 09/12/2020.


Disa nga Kriteret e kualifikimit:


  • Kompania nuk është në proces falimentimi;
  • Nuk është dënuar për shkelje penale, ose me vendim gjykate të formës së prerë që lidhet me aktivitetin profesional;
  • Ka plotësuar detyrimet fiskale, ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore;
  • Të disponojë licencat e nevojshme për zbatimin e kontratës bazuar në formatin e miratuar me VKM nr. 42 datë 16.01.2008, “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licensave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi” i ndryshuar;
  • Të tregojë nëpërmjet dokumenteve përkatës (kopje kontrate, aktkolaudimi, etj) që është në gjendje të zbatojë projektin dhe të ofrojë të gjitha njësitë e kërkuara në specifikimet teknike.

Dokumentet e prokurimit bashkë me kriteret e tjera specifike të kualifikimit mund të tërhiqen pranë zyrës së Drejtorisë Juridike dhe Prokurimeve Publike në Bashkinë Mirditë me adresë: Sheshi “Abat Doçi”, Rrëshen, Shqipëri, nga e Hëna në të Premte nga ora 10-13, nga personi i autorizuar, me paraqitjen e nje kërkese me shkrim pranë zyrave me një ndalesë.



Oferta bashkë me dokumentacionin përkatës të paraqitet pranë Bashkisë Mirditë, në zyrën e Drejtorisë Juridike dhe Prokurimeve Publike deri në datën 9 Dhjetor 2020 ora 11:00, në zarf të mbyllur dhe të vulosur. Adresa: Sheshi “Abat Doçi”, Rrëshen, Mirditë   www.bashkiamirdite.gov.al .





Pas