Pas akuzave të Edi Ramës së bashkia e Shkodrës e vonoi tre javë nisjen e punimeve në stadiumin “Loro Boriçi”, pasi nuk jepte çelësin, ka reaguar edhe institucioni i metropolit verior.
Bashkia sqaroi se “Më datë 1 prill, nëpërmjet mediave vihemi në dijeni për miratimin e lejes të rikonstrusionit të Stadiumit” Loro Borici”.Shkresa e Ministrisë së Zhvillimit Urban, që pëcjell vendimin e datës 1 prill, është hartuar me daten 30 prill 2015 dhe ka mbërritur dorazi në bashkinë Shkodër, diten e shtunë me datë 2 maj, një ditë përara se Kryeministri të bënte me 3 maj “Shoun e rradhës” , ate të inagurimit të punimeve të rikonstruksionit së stadiumit”.
Në përfundimit të reagimit, Bashkia e Shkodrës i kërkon Kryeministrit të jetë më serioz kur iu drejtohet qytetarëve shkodranë.
“Duke shpresuar se fajin mund ta ketë miratimi i lejes me datë 1 prill, si një datë që ka domethënien e vet , jo vetëm për shkodranët, por për mbarë popullin shqiptar , do t’i luteshim kryeministrit të vendit z. Edi Rama , që herë tjetër, kur ti drejtohet qytetarëve shkodranë, të jetë më serioz, të mos shpifë me argumenta të tillë fëminorë, e aq më shumë kur bëhet fjalë për një objekt të tillë, sic është stadiumi “Loro Borici” , një object që ka shkruar emrin e tij me germa të Arta, në Historinë e Sportit Shqiptar”.
Pasi tentoi qe te manipulonte shkodranet rama deshtoi me projektin e stadiumit te Loro Boricit ! rama nuk ka per ta fituar kete bashki dhe njerzit jane ne dilem nqs stadiumi I ketij qyteti , shpirti I shkodraneve a do te ringrihet apo dot te renohet sic PS ka bere keto dy vite me keta qytetar
rama te paren ne Stadium do e bej wc se po shurron ne pantolla tash dhe diten se naten eshte ne ekstaze me Kokain.