fbpx

Aktualitet

Bashkia Tiranë/ Qira 1-vjeçare për 1082 familje të prekura nga tërmeti





               Publikuar në : 20:43 - 03/12/19 |
mapo.al

Bashkia e Tiranës do t’i paguajë qiranë e shtëpisë 1082 familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, banesat e të cilëve janë dëmtuar dhe janë bërë të pabanueshme.


Gjatë fjalës së tij, kreu i bashkisë, Erion Veliaj u shpreh se pagesa do bëhet e vlefshme edhe për muajin dhjetor.



“Vendimi i dytë është ndoshta vendimi më i rëndësishëm që marrim sot: Për pagesën e plotë të qirasë sipas vlerës së tregut për familjet që janë dëmtuar nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019. Nuk është vetëm një vendim financiar, është edhe një vendim për thjeshtimin e procedurave se si këto familje duke nisur nga nesër do aplikojnë për të marrë 100% qira, sipas vlerës të tregut”, u shpreh Veliaj.


Më tej, ai sqaroi se përfitojnë pagesën e plotë ato familje që i janë dëmtuar shtëpitë dhe që nga akt konstatimet e hartuara nga Instituti i Ndërtimit është arritur në konkluzionin për evakuimin e tyre nga këto banesa.

Vlera e pagesës sipas vlerës së qirasë së tregut të lirë sipas strukturave përkatëse të apartamenteve, të jetë si më poshtë:

Qiraja për strukturën e apartamentit për 1+1, 18 mijë lekë.
Qiraja për strukturën e apartamentit për 2+1, 220 mijë lekë.
Qiraja për strukturën e apartamentit për 3+1, 270 mijë lekë.

Ndërkohë që sipas vendimit, familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë sipas këtij vendimi duhet të depozitojnë pranë njësisë administrative ku kanë vendbanimin e tyre, dokumentacionin si më poshtë:

1.Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë njësisë administrative, sipas formatit bashkëlidhur këtij vendimi;
2.Akt konstatimi i Institutit të Ndërtimit;
3.Certifikatë familjare;
4.Numrin e llogarisë bankare, ku do të derdhet pagesa e qirasë.

Aplikimi dhe dokumentacioni, dorëzohet pranë njësisë administrative përkatëse.


Etiketa: , , , ,

Pas