Aktualitet

Bashkim Shqipëri-Kosovë? Rama tregon si do të votonte në referendum














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:18 - 26/11/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot ne nje konference te perbashket per shtyp nga Elbasani me kryeministrin Albin Kurti se ai do te votonte pro bashkimit te dy shteteve nese do te ndodhte nje referendum paqesor.






Por ne fjalen e tij Rama theksoi se ky ishte thjesht nje pergjigje provokative ndaj nje pyetjeje qe ai e cilesoi provokative.


Unë them që kjo do ndodhë nuk di kur do ndodh, nuk di si do ndodhë, por që kjo do ndodhë një ditë unë them që po. Tani ata që mund ta marrin këtë e të bërtasin ju them që fallxhorët nuk gjykohen se është një fall meqë ju po më pyesni të hedhim fall, nëse unë do hidhja fall në këtë rast me imaginatë se unë nuk shoh filxhanë unë them që kjo do ndodhë, se kur se si”, tha Rama.







Pyetje: Zoti Albin Kurti keni deklaruar se në një referendum paqësor do votonit pro bashkimit kombëtar, cila do ishte vota juaj zoti Rama në një referendum të tillë dhe a mendoni se mund të organizohet ndonjëherë ndonjë i tillë?

Lexo edhe :  Kryeministri Edi Rama firmos ndryshime në qeveri



Pergjigjja e Rames: Tani kjo është pyetje apo provokacja? Se nuk e kuptoj.



Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqiperise me Kosovën do bëja një shkelje të ligjit per fshehtesine e votes e po then qe do votoja hapur pro që të jemi të qartë.

Në rast se më pyesni a do ndodhë apo jo, meqë me provokoni po ju provokojë dhe unë.

Unë them që kjo do ndodhë nuk di kur do ndodh, nuk di si do ndodhë, por që kjo do ndodhë një ditë unë them që po. Tani ata që mund ta marrin këtë e të bërtasin ju them që fallxhorët nuk gjykohen se është një fall meqë ju po më pyesni të hedhim fall, nëse unë do hidhja fall në këtë rast me imaginatë se unë nuk shoh filxhanë unë them që kjo do ndodhë, se kur se si.

Unë fallin e futa në mes për përkthyesit, unë për këtë e kisha kështu që më ndihmoni dhe ju që foli zëri i fallxhorit jo i politikanit dhe kryeministrit të përgjegjshëm, unë ju përgjigja provokimit me provokim.

6


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas