Aktualitet

Bashkimi Europian i bën thirrje Putinit: Lironi menjëherë Navalnyn








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:04 - 22/01/21 |
mapo.al

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, që të lirojë politikanin opozitar, Aleksei Navalny.



“Në bisedën time me Putinin sot, kam riktheksuar se BE-ja është e bashkuar në dënimin e ndalimit të Alexei Navalnyt dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm”, shkroi Michel në Twitter.


Navalny u ndalua fundjavën e kaluar dhe u burgos për 30 ditë, për shkelje të pretenduara të lirimit me kusht.




Navalny u ndalua menjëherë pas kthimit në Moskë nga Gjermania, ku u trajtua për helmim me një agjent nervor.



Gjykata tha se Navalny e ka shkelur lirimin me kusht, masë që i është shqiptuar më herët, pas disa auzave të ngritura për përvetësim fondesh.


Navalny i ka cilësuar këto akuza si të motivuara politikisht.

Ai përballet me tre vjet e gjysmë burgim nëse shpallet fajtor.

Lexo edhe :  BE synon të vaksinojë 70% të të rriturve deri në qershor

Për lirimin e Navalnyt kanë bërë thirrje edhe zyrtarë të tjerë të komunitetit ndërkombëtar, përfshirë këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan./REL/

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas