Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Bashkitë e PS – Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin më 23 qershor

by mapo.al
27/05/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Kërkesa për pavlefshmëri për 30 qershorin ku PS mori 60 bashkitë e vendit, është dorëzuar në korrikun e 2 viteve më parë nga kryetarja e Shoqatës së Bashkive Voltana Ademi, dhe është mbështetur nga opozita dhe Presidenti. Shkelja e dekretit të Metës, dhe regjistrimi jashtë afateve kushtetuese të Bindjes Demokratike janë dy shtyllat kryesore, por asaj i bashkëngjiten dhe parregullsi që u vunë re në 30 qershorin e 2019-ës. Deri më tani janë pesë bashki pa kryetar në të gjithë vendin. Në rast të një vendimi për pavlefshmëri, atëherë presidentit i duhet të caktojë një tjetër datë zgjedhjesh, brenda afateve që do të caktojë gjykata.

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 23 qershor që të zhvillojë seancën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Padia për pavlefshmëri është dorëzuar nga Shoqata e Bashkive dhe i janë bashkangjitur dhe opozita apo institucioni i presidentit. Kujtojmë që PD, LSI dhe Aleatët kanë bojkotuar zgjedhjet lokale, ndërkohë që u ngritën jo pak aktakuza për votime nga e njëjta dorë, mosrakordim të fletëve të votimit me numrin e votuesve, shkelje e dekretit të presidentit, shkelje e privatësisë së votës etj.



Kërkesa

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, më datë 17 korrik 2019 së bashku me juristin Jordan Draci depozitoi kërkesën ankimore në Kushtetuese, pavarësisht se ky institucion aso kohe ishte jashtë funksionit. Ankimi i dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me mbajtjen e zgjedhjeve pa dekret të Presidentit dhe po ashtu, edhe me regjistrimin e Bindjes Demokratike jashtë afatit. Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht gjithë administratën zgjedhore që u angazhua me procesin e 30 qershorit në Lezhë. Ankimimi në gjykatë ka të bëjë kryesisht me Konstatimin antikushtetues të procesit të 30 Qershorit.

Verifikimin e kushtetutshmërisë së Bindjes Demokratike lidhur me regjistrimin e saj për 30 Qershorin. “Si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, më 17 korrik 2019, kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me procesin e 30 qershorit. Konkretisht, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka kërkuar: Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/ procesit zgjedhor të zhvilluar më 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë dhe si rrjedhojë, konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve; Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me germën “d” të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Ne e dimë se sot Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, por duke besuar te drejtësia dhe duke marrë parasysh edhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, ne jemi të vendosur të vazhdojmë reagimin tonë institucional përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore”, do të deklaronte Ademi.

Dekreti

Më datë 5 qershor, vetëm disa ditë pasi kishte filluar fushata elektorale Presidenti i Republikës Ilir Meta, shfuqizoi dekretin e nëntorit 2018, për të dekretuar një datë të re zgjedhjesh, atë të 13 tetorit 2019, pra rreth pesë muaj më pas. Kushtetuta e republikës ia njeh të drejtën presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve, por mazhoranca nuk pranoi të zbatonte dekretin e Metës, megjithëse pas disa ditësh ky i fundit hyri në Fletoren Zyrtare. Në kulmin e debatit juridik dhe politik, Rama deklaroi se zgjedhjet do të zhvilloheshin më 30 qershor, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e politikës u deklarua pro dekretit të Presidentit.

E vetmja që mori pjesë në zgjedhje nga partitë opozitare ishte ajo e Astrit Patozit, e cila megjithatë nuk mundi të nxirrte më shumë se 30 kandidatë në të gjithë vendin nga 61 bashki. Më datë 30 qershor elektorati i majtë, iu drejtua kutive, duke pasur në 50% vetëm një mundësi zgjedhjeje në fletën e votimit. Parimi i fshehtësisë së votës u shkel, pasi ishte e dukshme se në të paktën 30 bashki dihej se për kë e kish hedhur votën zgjedhësi. Nga ana e saj KQZ, megjithëse duhej të kish zbatuar dekretin e presidentit, vazhdoi punën për përgatitjen e zgjedhjeve dhe jo vetëm kaq. Megjithëse në fund, u vu re qartë votimi në grup apo në procesverbale, firma nga e njëjta dorë, apo raportime për presione në të gjithë vendin, sërish ajo certifikoi zgjedhjet e padekretuara, të cilat në raportin e ODIHR u cilësuan si të papranueshme.

Zgjedhjet

Në rast se Gjykata Kushtetuese vendos përsëritjen e zgjedhjeve, atëherë duhet që brenda afateve që i vendos po gjykata, Presidenti duhet të dekretojë një datë të re zgjedhjesh. Në momentin që flasim, pesë bashki të vendit, janë pa kryetar. Durrësi, Dibra, Shkodra, Vora dhe Rrogozhina. Në Durrës, kryetarja e zgjedhur u dorëhoq, po ashtu dhe në Dibër ku Melaim Damzi kandidoi për zgjedhjet e përgjithshme. Në Shkodër Voltana Ademi, mbajti vendin për shkak se Valdrin Pjetri u shkarkua nga ligji i dekriminalizimit, po ashtu dhe kreu i Bashkisë Vorë Agim Kajmaku. Ndërsa në Rrogozhinë, kryetari i zgjedhur ndërroi jetë. Ky nuk është momenti më i mirë për opozitën për të hyrë në zgjedhje të tjera, pas goditjes që mori më 25 prill, por është një moment i mirë për mazhorancën, e cila mund të tentojë të rikonfirmojë fitoren e saj, në kushtet kur kundërshtari është dobësuar shumë, për më shumë që PD është dhe në një proces gare për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Tags: bashkitëGjykata Kushtetuesekerkesashqyrtimin më 23 qershor

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
Next Post
Plagosje me thikë në Korçë, policia identifikon autorin

Maliq- Plagosi me thikë dy persona, arrestohet 45-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In