Policia e Beratit ka proceduar penalisht katër persona, për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre janë kapur me lëndë narkotike ndërsa dy të tjerët ushtronin lojëra fati në mënyrë të jashtëligjshme si dhe nuk posedonin kasë fiskale në biznesin e tyre.
Njoftimi i policisë:
Policia e Beratit po vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Berat për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave të cilët veprojnë në kundërshtim me ligjin. Gjatë kontrolleve të ushtruara në Poliçan u proçeduan penalisht 4 shtetas. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit filluan procedimin penal në gjëndje të lirë për shtetasit:
– Xh.L, 45 vjeç, banues në Poliçan, pasi në lokalin Bar-Kafe ushtronte edhe aktivitetin e kundërligjshëm të lojrave të fatit (lloto sporti), si dhe kishte të punësuar një punonjës të pa siguruar.
-A.Z, 37 vjeç, banues në Poliçan, pasi në lokalin Bar-Kafe, ushtronte aktivitetin pa kasë fiskale, si dhe kishte punësuar një punonjës të pa siguruar.
-S.Q, 24 vjeç
-A.P, 18 vjeç, të dy banues në Poliçan, pasi nga kontrolli fizik i ushtruar iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Kontrollet kundër të gjithë atyre që ushtrojn aktivitete të kundraligjëshme do të vijojn. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundërligjshme.