Kryesore

Baton Haxhiu: Meta ka mbërritur fundin politik! Rama, kryeministri më i mirë…








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:57 - 16/01/19 |
mapo.al

“Ilir Meta e ka mbërritë fundin e tij politik. Çdo lëvizje e tij jashtë kësaj është të përfundojë keq ashtu si po përfundon Berisha që po shkatërron PD-në dhe Lul Bashën”. Është kjo përgjigjia që dha gazetari Baton Haxhiu në studion e Provokacija, i pyetur nëse Meta mund të lërë postin e Presidentit për t’u bërë lider i opozitës.


Ai e sheh fundin e karrierës politike në Presidencë të Ilir Metës, pasi sipas tij ai nuk prodhon ide dhe njerëzit që e rrethojnë e gërryejnë çdo ditë. Për këtë ai shprehet i keqardhur, pasi sipas tij Meta kishte mundësinë të zgjidhte njerëz të mirë që e duan Shqipërinë.


“Unë e shoh fundin e karrierës së Ilir Metës në Presidencë, se është i shoqëruar me përtacë mendimesh përreth që e përkëdhelin dhe  i japin fuqinë që nuk e ka. Ai nuk është njeriu që prodhon imagjinatë dhe ide, por njeriu i cili në mënyrë përfekte e çon idenë deri në fund, nuk është më ai Iliri që ka qenë idealist. Është për të ardhur keq kush është afër tij dhe ç’përfaqësojnë ata. Mua më dhemb shumë se ai ka pas mundësinë të selektimit të njerëzve të mirë dhe që duan Shqipërinë dhe jo të njerëzve që e gërryejnë duke e gënjyer për madhështinë e tij”.


Pa fshehur miqësinë e kahershme me kreun e shtetit, Haxhiu thotë se ishte ai që ia sugjeroi të bëhej President, duke synuar fundin e karrierës politike, pasi sipas tij Meta e ka konsumuar veten në krye të LSI, ka qenë Kryeministër në moshë të re dhe ka marrë staturën e një njeriu të fuqishëm duke mos e ditur që është i tillë.


“Unë i kam sugjeruar Ilirit të bëhet President sepse e ka konsumuar veten në krye të LSI, se ambicia e tij duke qenë kryeministër në moshë të re ka marrë staturën e një njeriu të fuqishëm, duke mos e ditur që është i tillë. Iliri duhet ta përfundonte karrierën e tij në Presidencë”.


Batoni nuk la pa përmendur edhe meritat e Ilir Metës, kur ruajti ekuilibrat mes PS-së dhe PD-së, por ndahet me të, kur ndërtoi politikanin dhe krijoi rreth vetes njerëzit që e gërryenin çdo ditë duke i marrë pushtetin.

Ilir Meta në 2004-2005 ka merita të jashtëzakonshme, ka dalë nga PS, krijoi LSI. Ia kam dhënë unë sloganin e asaj partie. Emri ka qenë një konsultim mes miqsh, kam qenë afër Ilirit dhe përkrahës i idesë së një Shqipërie të re evropiane. Unë nuk mund ta mohoj një gjë që është meritore për të, por me Metën kam pas ndarje të thella kur ndërtoi një politikan me njerëz përreth që e gërryenin çdo ditë, duke mos i dhënë ide, por duke i marrë pushtetit. Krijoi një grup njerëzish shpifës që i servilosen dhe dinë të përdorin gjuhë të vrazhdë, fyese, denigruese të cilët sillen rreth Ilir Metës dhe për këtë meritor është Ilir Meta. Ai ka pas një periudhë të jashtëzakonshme të betejës politike, të sinqeritit për të ekuilibruar një betejë mes PS e PD. Kur ai për të mbajtur partinë ka krijuar gabime pa pikë mungese idealizimi dhe idealizimi i tij ka vdek në 2009”.

Një tjetër gabim i Ilir Metës sipas Baton Haxhiut është edhe vendosja e Monika Kryemadhit në krye të LSI.

“Gabimi tjetër është që ka vendos Monikën në krye të LSI. Nuk ka prodhuar një njeri që e projekton LSI. Dhe unë mendoj që këta njerëz e kanë rrethuar dhe i kanë dhënë propozime të padenja”. 

Me nota vlerësuese për kryeministrin e vendit Edi Rama, Baton Haxhiu shprehet në studion e “Provokacijas” se nuk do të donte që karriera e tij të degradonte sikurse e Berishës dhe të harrohet gjithçka ka krijuar, por shprehet i bindur se ram e di se kur është fundi i dashurisë së njerëzve për të.

“E vetmja gjë e bukur pas rrugës së kombit dhe pas atij mandati Berisha do përfundonte politikën. Berisha shkatërroi lidershipin e Lulit, zvogëloi PD. Ajo që do doja te Rama është mos ta përfundonte karrierën si Berisha duke u degraduar deri në atë pikë që të harrohet gjithë ajo periudhë politike që ka krijuar. Berisha post politik realisht e ka vrarë Berishën politik dhe unë nuk do doja që Rama të vinte në atë pikë që të vriste Ramën. Rama është i vetmi njeri që e di se kur është fundi i dashurisë së njerëzve për të”.

Për Batonin, Rama është kryeministri më i mirë që do ta kenë shqiptarët për një kohë të gjatë dhe ajo që e dallon atë prej të gjithëve sipas tij është se kreu i qeverisë nuk i ikën ballafaqimit.

“Rama është dëgjuesi më i mirë dhe është njeriu, i cili po u bind në tavolinë është i mrekullueshëm në shtrirjen e idesë, por është më i vështiri për ta bindur nëse nuk je i gatshëm që të ballafaqohesh me orë të tëra. Është kryeministri më i mirë që do ta kenë shqiptarët për një kohë të gjatë. Shqipëria nuk ka një njeri që është i gatshëm ta fusë në veprim idenë, konjukturën të ardhmen brenda një koncepti. Ajo që e dallon Ramën prej të gjithëve është se është njeri me shije. Njerëzit që kanë probleme me shije kanë probleme me imagjinatën, ikin nga ballafaqimi, kurse Edi Rama ballafaqohet”.

Sipas tij Rama imponon autoritet, duke u përplasur, jo duke shtypur dikë me fuqinë e pushtetit, kurse Berisha është intelektual në tavolinë dhe rrugaç në publik.

“Rama imponon autoritet, duke u përplasur, jo duke shtypur dikë me fuqinë e pushtetit. Berishën e kam njohur  shumë afër, intelektual në tavolinë, rrugaç në publik, rrugaç në publik në parlament është e pamundur si bashkëjtojnë bashkë. Me Berishën në tavolinë mund të flasësh për letërsinë politikën, në publik nuk e shoh,  nuk ka politikan më të vrazhdë, më të paskrupullt, më të padëshirum me fjalor, sesa doktori”.

Sa i përket zgjedhjes së Besa Shahinit në postin e ministres së Arsimit, Haxhiu e sheh si zgjedhjen më të mirë të Ramës, pasi sipas tij një njeri me profil të ulët është zgjedhja më e mirë që mund t’i bëhet Shqipërisë, kurse protagonizmi i tepërt do ta dëmtonte.

“Në një situatë të tillë kur përplasjet janë të mëdha protagonizmi i tepërt mund t’i bëjë shumë dëm një qeverisjeje, më mirë ta marrë suksesin e mossuksesin kryeministri,  sesa me një ministër protagonist, se protagoznimi ka ego dhe përplasja është revolucionare. Një njeri me profil të ulët është zgjedhja më e mirë që mund t’i bëhet Shqipërisë. Unë nuk kisha lënë asnjëhërë ministër më shumë se një mandat. Po të jap dhjetëra arsye. Në mandatin e dytë të gjithë hyjnë në një rutinë, por kryeministrit shërohet me ministra të rinj dhe fillojnë nga një pikë idealiste. Ministrat janë njerëz të rutinës në mandatin e dytë, ata e shohin projektin e vet si dalje dhe jo si krijime të reja, aty korruptohen aty bëhen të fuqishëm, aty  bëjnë distancën me të ardhmen dhe hendeku i madh mes ministrave dhe Ramës për një Shqipëri tjetër e ka krijuar në këtë situatë që është sot. Unë jam për shërim, jo për prerje të mëdha. Unë nuk njoh njeri të dytë që punon më shumë se Edi Rama, por përshtypjen njerëzit e kanë se Rama nuk punon.  Rama imponon autoritet, duke u përplasur, jo duke shtypur dikë me fuqinë e pushtetit”.

Për Batonin fenomeni i Ramës për shtetin është rikthimi te pushteti i individit në vitin ’91-’93.

“Fenomeni i Ramës i shtetit është rikthim te pushteti i individit në vitin ’91-‘93  e ka një hierarki të zhvillimit dhe nuk shërohet ky kaq shpejt”.


Etiketa: , , ,

Pas