Kryesore

Baton Haxhiu: Po tregoheni të pashpirt me Ramën! Ngjela: Kryeministri do destabilizim








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:51 - 13/02/19 |
mapo.al

Gazetari kosovar, Baton Haxhiu, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me kryeministrin Edi Ramën, tha në një intervistë për “Tempora” me Sonila Meçon në Ora News, se kryeministri Edi Rama nuk ka një qëndrim publik për çështjen e shkëmbimit të territoreve.


“Si mund të jeni kaq të pashpirt me vendin tuaj, sepse ju e fyeni kryeministrin për faktin se ai ka një qëndrim për çështjen  e Kosovës,” tha Haxhiu.


Sipas tij, Rama nuk ka një qëndrim për Kosovën.


“Me sa di unë, nuk ka një qëndrim publik. Privat unë nuk e di, sepse nuk vlen asgjë”.


Unë jap gjykime se çfarë është e mirë për këtë vend sepse unë jetoj këtu. Unë jap gjykime për Shqipërinë sepse jetoj në Shqipëri. Nëse më pyet mua pse jam për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, të jap 1 milion arsye pse. Statistikat janë që kosovocentrizmi është shumë i rritur dhe popullata e Shqipërisë është gjysmë për gjysmë,” tha Haxhiu.

Por avokat Spartak Ngjela mendon se ‘presioni ruso-serb kërkon destabilizim në të dy shtetet shqiptare’.

“Rama po luan me të gjitha mjetet që të justifikojë korrupsionin e tij, duke goditur veglat me të cilët ka zhvatur shtetin. Po me këtë, a mund të shpëtojë? Në fakt po kuptohet se herë beson se mund të shpëtojë, dhe herë-herë, jo. Kjo është arsyeja që Rama e ka shpresën te destabilizimi që mund të sjellin në Shqipëri të korruptuarit e opozitës me protestën e datës 16 shkurt. Por po kuptohet që Rama shpreson edhe destabilizimin në Kosovë me faktin e kryer të ndërrimit të territoreve se dhe vetë, si një i pavlerë që është, u pozicionua edhe ky për ndërrimin e kufijve, madje në një formë paternale,” shkruan Ngjela në FB.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas