Aktualitet

Baton Haxhiu: Shqipëria më 1 korrik fillon një jetë të re








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:09 - 21/06/19 |
ro ot

Analisti nga Kosova Baton Haxhiu duke folur mbrëmjen e së enjtes në Opinion është shprehur se “më 1 korrik fillon një jetë e re në Shqipëri” dhe e ka fjalën për jetën politike. Ai parashikon se do jetë fundi për Ramën, Metën dhe Berishën.


“Më 30 qershor do të mbyllet cikli politik për Berishën e Metën”, tha ai, duke theksuar se pas kësaj date liderët politikë nuk do të jenë më këta që janë sot. I pyetur nga gazetari Fevziu, nëse me këtë nënkuptonte edhe Ramën, ky i fundit u përgjigj se “Rama do ta kryejë këtë cikël pas 30 qershorit”.


Baton Haxhiu: Unë jam i bindur që zgjedhjet do të mbahen më 30 Qershor. Kjo është definitive. E dyta, pas 1 Korrikut do kënaqeni në Shqipëri duke parë rendin e njerëzve duke shkuar në burg. Jam i sigurt, këtë e kanë përjetuar të gjitha vendet. Edhe e treta, Shqipëria më datën 1 Korrik e fillon një jetë të re politike, besomëni që unë e kam këtë ndjenjë. Unë jam i bindur që një parti politike e re do të lindë. Ajo që do të ndodhë, do të ketë një Parti Demokratike të re. Partia Demokratike e re realisht do të jetë pjesë e një politike e cila do të ndryshojë edhe Shqipërinë.


Sakaq ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj e pyeti disa herë nëse parashikon arrestimin e Edi Ramës, Baton Haxhiu e kaloi me të qeshur…




Etiketa: , ,

Pas