Baton Haxhiu, i njohur si kritik me PD dhe opozitën, vlerësoi sonte qëndrimet e Bashës në Opinion. I ftuar për të komentuar intervistën me Fevziun, Haxhiu u shpreh se e folura e Bashës, përmbajtja dhe mesazhet e tij ishin për t”u vlerësuar, shumë korrekte dhe se si duhet të jetë një lider i së ardhmes.
Në vecanti, analisti, theksoi se i pëlqeu deklarata e kreut të Opozitës në mbyllje të emisionit, kur shpalli se ai premton një Shqipëri normale, me ekonomi normale dhe jetë normale.