Politika

Batuta e Berishës: Edhe me gaz lotsjellës jam në formë, nuk ndalem





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:54 - 05/03/19 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur me batutë kur tha se edhe nëse sot policia do përdorte gaz lotsjellës gjatë protestës, ai do qëndronte sërish aty. Teksa gazetarët vunë në dukje se Berisha ishte në formë sot ndoshta edhe fakti që policia nuk përdori gaz lotsjellës, ish-kryeministri u përgjigj se është në gjendje ta përballojë atë.


“Edhe me gaz jam në formë unë, nuk ka asgjë që më pengon për të vazhduar betejën mua”, tha Berisha. Protestën e sotme para Parlamentit, ish-kryeministri e cilësoi të jashtëzakonshme dhe revolucion i pandalshëm sipas tij, për largimin e Ramës. Sipas tij, asgjë nuk do ta ndalë opozitën për të rikthyer lirinë dhe demokracinë në vend. “Ne po tentojmë tu kthejmë lirinë shqiptarëve dhe rama i ka kohërat e numëruara. Bën mirë të ikë ditën se ikja natën nuk dihet se ku përfundon, është e tmerrshme për të”– tha Berisha, duke shtuar se “e sotmja ishte një tjetër fitore dhe se revolta ka pushtuar zemrat e mbarë shqiptarëve”.





Etiketa: , ,

Pas