Kryesore

Batuta e Ramës para turqve që shkaktoi të qeshura: Ai bën not çdo ditë, unë notoj në politikë. Vuajmë të dy nga shiatiku





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:43 - 10/05/18 |
mapo.al

“Dua të falënderoj Kryetarin e Dhomës së Tregtisë shqiptaro-turke, mikun, sepse puna na ka bërë miq, dhe bashkëvuajtësin, sepse ndajmë së bashku dhimbjen e shkaktuar nga shiatiku. Po ndryshe nga unë, ai ka mundësinë të bëjë not përditë ndërsa unë jam i detyruar të notoj çdo ditë në politikën shqiptare. Prandaj dhe ai është më në formë se unë”, është shprehur me humor Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqiptaro – Turke.


Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se “ne jemi dy vende me histori që na lidh dhe me ambicie të madhe për të ardhmen që na bashkon. Falë kësaj dhome mund të japim më mirë bashkëpunim mes dy vendeve. Përpara se të them dy fjalë për këtë bashkëpunim dua të kujtoj se pas errësirës së izolimit komunist, Shqipëria ka pasur në krah Turqinë, me një kontribut të vazhdueshëm me ndihmë dhe asistencë teknike. Nga infrastruktura, tek shëndetësia”.



“Erdogan është investuar personalisht për të mbështetur një program të rëndësishëm për parandalimin e përmbytjeve duke na vendosur në dispozicion një ekip të gjerë ekspertësh të tyre dhe drejtues të vendit të tij.


Ndërtimi i aeroportit të ri të Vlorës dhe linja jonë ajrore do të rrisnin ekonominë dhe punësimin. Aeroporti i Vlorës do të jetë një stiuml i rëndësishëm për rritjen e ekonomisë, punësimit, ndërsa linja e re ajrore kombëtare do të jetë më në fund një mundësi e re dhe e shumëpritur nga shqiptarët.

Falë këtyre dy ndërhyrjeve strategjike do të kemi rritje të fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë, por edhe ulje të çmimeve për shqiptarët, do të ndihen të çliruar nga laku i çmimeve të larta të udhëtimit. Ende ju ndesheni me vështirësi të llojeve të ndryshme, në aspektin e burokracisë, por së bashku do i kapërcejmë, falë edhe mbështetjes së na jep ministrja për Sipërmarrjen”, u shpreh kreu i qeverisë.


Etiketa: , , , ,

Pas