Humor

Batutat më pikante: ‘Hej Chuck Norris, come and visit Albania…’






               Publikuar në : 10:29 - 11/04/19 |
mapo.al

Pas ngjarjes së rëndë në Rinas, qeveria ka reaguar duke fajësuar kinezët. Kjo dhe zbarkimi i ushtrisë në aeroportin ndërkombëtar të Shqipërisë kanë provokuar ironi dhe humor në rrjet. Ndiqini disa më poshtë:


Andi Bejtja: Me këtë ushtri në aeroport nuk ka më kuptim thirrja ‘Hej Liam come and visit Albania’, po ‘Hej Chuck Norris come and visit Albania’, po i armatosur vlla gjer në dhëmbë, plus qe ia ke marrë dorën kinezëve e vietnamezëve.

Ylli Dylgjeri: Valë pastrimesh e Ballukëve dje dhe sot në marrëdhënie me kinezët. Dje në diktaturë, kinezët na pastronin partinë, sot në demokraci shqiptaret kërkojnë të pastrojmë kinezët nga aeroporti Rinasit…!!!

Ylli Manjani: Unë vërtet thashë njëherë të përdorim ushtrinë, por e kisha për t’i shpallur luftë krimit, jo Kinës…

Agim Xhafka: -Beni, si quhet kryeqyteti i Kinës? -Rinas, zysh.

Edi Oga: Aeroporti i Rinasit nuk e meriton emrin “Nënë Tereza”. Gjithçka ndodh aty, mban era korrupsion dhe amoralitet. Le ta quajmë aeroporti “Pushtetarët Legena”!


Etiketa: , , , ,

Pas