Kryesore

Bayern fiton edhe Kupën e Gjermanisë, Lewa konfirmohet më i miri në botë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:20 - 04/07/20 |
mapo.al

Bayern Munich ka mundur 4-2 Bayern Leverkusen dhe ka fituar Kupën e Gjermanisë për të 20-ën herë në historinë e klubit.


Ka qenë një fitore e lehtë për kampionët e freskët të Gjermanisë, të cilët e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-0 falë Alaba-s dhe Gnabry.


Në pjesën e dytë kanë ardhur dy golat e tjerë të bavarezëve, të realizuar nga Lewandowski.


Polaku është bërë tani golashënuesi më i mirë në tre kompeticionet për klube që ka luajtur në këtë sezon: Bundesliga (34), Champions League (11) dhe Kupa e Gjermanisë (6).


Ka qenë një ndeshje e veçantë edhe për Thomas Muller, i cili ka barazuar rekordin e Franck Ribery me tetë finale të luajtura në Kupën e Gjermanisë.

Bender dhe Havertz kanë qenë autorët e golave të Leverkusen.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas