Aktualitet

Bayern/ Flick nuk mjaftohet me fitoren ndaj Barcelonës: Gjithçka nis nga zero








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:50 - 15/08/20 |
mapo.al

“Myler fitoi trofeun e lojtarit më të mirë të ndeshjes dhe e meriton, kontrolloj mirë presingun tonë por më duhet ti bëj komplimentet e mija të gjithë skuadrës për intensitetin që dhuruan për 90 minuta.


E dinim se nëse do ti vendosnin nën presion Barcelona do të na krijonte raste, i shfrytëzuam pasi kemi shumë cilësi në repartin ofensiv. Tani duhet të rikuperojmë energjitë dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër, gjithçka nis nga zero”, u shpreh Flick në konferencë për shtyp.


Nuk fsheh dot emocionet e këtij suksesi të pabesueshëm, Thomas Myler: “Është e vështirë të shpjegosh atë që ndodhi këtë mbrëmje. Në këto momente skuadra jonë është në një formë të jashtëzakonshme. Faleminderit për titullin lojtari më i mirë i ndeshjes por këtë e meritojnë të gjithë shokët e mi.


Kemi punuar shumë dhe u argëtuam, është e vështirë të na mposht dikush. Stili jonë i lojës nuk ndikohet nga emri i kundërshtarit që kemi përballë. Jemi të lumtur por tani është koha të qëndrojmë të qetë e të rikuperohemi”, u shpreh Myler.


Golat e ndeshjes 


Etiketa: , , , ,

Pas