Aktualitet

Bayern i befason të gjithë, surprizon me trajnerin e ri






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:40 - 04/11/19 |
mapo.al

Nga Massimiliano Allegri te Jose Mourinho. Emrat në garën për pankinën e Bayern Munich janë të shumtë, sidomos pas largimit të Niko Kovac.


Gjermani nuk i shpëtoi furtunës te gjiganti bavarez dhe humbja 5-1 me Eintracht Frankfurt prishi “lumturinë”. Të shumtë ishin emrat që po përfliten për të marrë drejtimin e kampionëve të Gjermanisë, me mediat gjermane që kanë përpiluar një listë vërtetë të gjatë.


Massimiliano Allegri, Ten Hag, Jose Mourinho dhe Arsene Wenger janë emrat më të nxehtë, teksa alternativa mbeten Pochettino dhe Rangnick. Gjithsesi, emri që i ka befasuar të gjithë është ai i Miroslav Klose.



Pas eksperiencës si lojtar, golashënuesi më i mirë në Botëror është gati për të veshur tutat dhe të nis trajnimin. Bayern Munich mund t’ia ofrojë këtë mundësi dhe gjithçka tjetër i mbetet në dorë ish-sulmuesit Klose.




Etiketa: , , , , , ,

Pas