Aktualitet

Bayern ka harruar të fitojë, tjetër hap fals në Bundesligë









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:11 - 20/02/21 |
mapo.al

Bayern Munchen ka pësuar një disfatë në ndeshjen e fundit të Bundesligës gjermane, pas barazimit në javën e fundit ndaj modestëve të Armenia Bielefeld.



Kësaj radhe bavarezët janë mundur 2-1 në transfertë nga Eintracht Frankfurt, të cilët janë duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer në Bundesligë ku aktualisht renditen në vendin e katërt me 42 pikë.


Vendasit i kapën të papërgatitur djemtë e Flick dhe që në minutën e 12 kaluan në avantazh me Kamada. Pa u mbyllur 30 minuta lojë Frankfurt shënoi dhe golin e dytë me Younes.




Në pjesën e dytë vendasit u mbyllën në mbrojtje dhe një gol i shpejt i Leëandëski dha përshtypjen se rezultati do të ndryshonte, por deri në fund të takimit u shënuan vetëm disa raste shënimi dhe asnjë realizim tjetër.



Pavarësisht humbjes Bayern vijon të qëndrojë në vend të parë të renditjes me 5 pikë më shumë nga Leipzig, i cili ka dhe një ndeshje për të luajtur.


13


Etiketa: ,

Pas