Pas 11 vitesh pritje, Bayer Leverkusen rikthehet në finalen e Kupës së Gjermanisë, pasi mposhti 0-3 në gjysmëfinale skuadrën e FC Saarbrücken, e cila militon në ligat rajonale në Gjermani dhe ishte surpriza e këtij sezoni.
Diaby dhe Alario e vendosën që në 19 minutat e para këtë sukses të Leverkusen, ndërkohë në pjesën e dytë realizoi edhe Bellarabi, duke e vulosur rezultatin e ndeshjes në 0-3.
Tashmë, Bayer Leverkusen do të presë fituesin e çiftit Bayern München-Eintracht Frankfurt, të cilët do të ndeshen mbrëmjen e e kësaj të mërkure, për të mësuar kundërshtarin e finales së Berlinit.