Aktualitet

Bayern mposht Dortmund-in dhe “mbyll” kampionatin, frikë për Haaland





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:28 - 26/05/20 |
mapo.al

Bayern Munich ka fituar 1-0 Der Klassiker të luajtur sot pasdite kundër Borussia Dormund, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të të Bundesliga-s.


Takimi i zhvilluar në Signal Iduna Park është vendosur nga një gol i mrekullueshëm i Kimmich në minutën e 43-të të pjesës së parë.


Mesfushori i bavarezëve ka gjetur rrjetën me një goditje shumë të bukur parabël nga jashtë zone, duke i dhuruar tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.



Bavarezët, në fakt, kryesojnë renditjen me një avantazh prej shtatë pikëve ndaj verdhezinjve kur kanë mbetur edhe gjashtë javë nga fundit i kampionatit.

Lajmet e këqija për Dortmund-in nuk mbarojnë këtu, duke parë se 15 minuta para fundit të takimin, Haaland ka qenë i detyruar të largohet nga fusha për shkak të një dëmtimi muskulor. Mbetet për t’u kuptuar serioziteti i dëmtimit të pësuar nga norvegjezi.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas