Aktualitet

Bayern Munchen 120 vjet histori – ja çfarë përfaqëson gjiganti gjerman i futbollit (VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:31 - 27/02/20 |
mapo.al

Një nga klubet më të mëdha të Evropës dhe klubi lider në Gjermani, Bayern, u themelua si sot 120 vjet më parë. Ai është i vetmi klub që asnjëherë nuk ka rënë nga Bundesliga dhe ka fituar 29 herë Kampionatin dhe 19 herë Kupën. Ka fituar gjithashtu 8 herë Superkupën dhe 6 herë Kupën e Ligës.


Në garat ndërkombëtare, klubi bavarez krenohet me pesë tituj të Champions League, një Kupë UEFA, një trofe të Kupës së Kupave (kompeticion i dikurshëm), ndërsa dy herë kanë fituar Kupën Ndërkombëtare të Kampionëve.



Ka fituar gjithashtu një herë Kampionatin Botëror të Klubeve, dhe në vitrinat e tyre, klubi gjerman ka edhe një Superkupë të UEFA-s. Është një nga klubet e pakta që mbijeton me financat e veta, kontratat e sponsorizimit, por edhe shitjet e biletave.


Aktualisht është klubi i katërt më i pasur në botë, me të ardhura prej 660.1 milion €.

Për klubin nga Bavaria performuan shumë legjenda, si ato gjermane ashtu edhe ato botërore. Ata tifozë pak më të rinj mund të kujtojnë Roy Makay dhe Bastian Schweinsteiger, ose Robert Lewandowski, Frank Ribery, Philip Lahm dhe Arjen Robben.

Ndërsa nga të largëtit në kujtesë janë: Uli Hoenes, Franz Beckenbauer, Gerd Muller, Franz Roth, Sepp Maier, Oliver Kahn, Stefan Effenberg, Michael Ballack, Karl-Heinz Rummenigge, Lothar Matthäus, Miroslav Klose, Jean-Pierre Papin, Hasan Salihamidžić, dhe shumë të tjerë.

Gjithashtu, shumë trajnerë me emër kanë udhëhequr këtë gjigant gjerman.

Aktualisht bavarezët drejtohen nga Hans-Dieter Flick, ndërsa vite më parë në krye të Bayernit ishin Niko Kovac, Carlo Ancelloti, Pep Guardiola, Yup Heynckes, Louis van Gaal, Jürgen Klinsmann, Ottmar Hitzfeld, Felix Magath, Giovanni Trapattoni, Otto Rehagel Beckenbauer janë vetëm disa.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas