Një Bayern Munchen i pamëshirshëm i shkaktoi një humbje poshtëruese Barcelonës të premten, duke regjistruar një fitore të pabesueshme, 8-2 në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve në Lisbonë.
Lionel Messi doli kokë ulur, me siguri kjo shënon fundin e një epoke në Katalonja.
Thomas Muller shënoi dy herë në pjesën e parë. Shënuan edhe Ivan Perisic dhe Serge Gnabry, duke i çuar shifrat e pjesës së parë në 4:1. Goli për katalanasit u shënua nga vetë bavarezët, autogol i David Alaba, momenti i vetëm kur Barcelona arriti të barazpeshojë rezultatin.
Pjesa e dytë flet sërish për rekordmenët gjermanë. Shënojnë edhe 4 gola të tjerë me Lewandowskin, Kimmich dhe Coutinho 2 herë.
Shumëkujt iu kujtua ndeshja gjysmëfinale e kupës së botës 2014 mes Gjermanisë dhe Brazilit 7:1. Thomas Muller luajti dhe shënoi në atë ndeshje.
Në finale Gjermania fitoi Botërorin. Edhe Bayern Munchen duket në atë rrugë, për të fituar Champions Leaguen e 6 në histori.
Kjo ishte fitorja e tyre e 19-të radhazi në të gjitha kompeticionet, dhe ndeshja e 28-të e pamposhtur për skuadrën e Hansi Flick. Ata kanë shënuar 39 gola në nëntë takime të Ligës së Kampionëve këtë sezon. Një rekord më vete. Bayern Munchen është një makineri golash që frikësojnë këdo.