Aktualitet

Bayern Munchen huazon nga Interi kroatin Ivan Perisiç






               Publikuar në : 18:52 - 13/08/19 |
mapo.al

Rekordmenët e Bundesligës, Bayern München, ka huazuar kroatin Ivan Perisiç nga Interi. Klubi bavarez njoftoi se futbollisti 30-vjeçar është huazuar për një vit me opsion për ta blerë.


Sipas mediave italiane pretendohet se klubi gjerman ka paguar 5 milionë euro për huazimin e tij, ndërsa në rast se e transferon do të paguajë 20 milionë euro.



Perisiç sezonin e kaluar me Inter luajti në 45 ndeshje dhe shënoi 9 gola. Huazimi i Perisiç erdhi pasi Bayern dështoi të firmosë me anësorin e Manchester City, Lorey Sane, i cili njëkohësisht edhe u dëmtua pak ditë më parë, duke iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në gju.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas