Aktualitet

Bayern Munchen “likuidon” Union Berlin-in dhe thellon epërsinë ndaj Borussia Dortmund





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:14 - 17/05/20 |
mapo.al

Bayern Munchen pas ndërprerjes dy mujore të Bundesliga-s, u rikthye me fitore duke mposhtur me rezultatin 0-2 në transfertë Union Berlin-in.


Skuadra e drejtuar nga Hans Flick e nisi mjaft mirë takimin dhe arriti të kalojë në avantazh me anë të Thomas Muller në minutën e 19’, por ndërhyrja e VAR-it zhvlerësoi golin për shkak të një pozicioni jashtë loje.


Megjithatë bavarezët do ta mbyllnin pjesën e parë në avantazh, pasi golshënuesi i skuadrës nga Mynihu, Robert Lewandowski u tregua i saktë në ekzekutimin e një 11-metërshi në minutën e 40-ë, duke dërguar topin në rrjetë.


Union Berlin provoi të reagojë, por nuk arriti të kërcënojë seriozisht kuadratin e Neuer, ndërsa në minutën e 80’ ishte mbrojtësi francez Benjamin Pavard që shënoi për herë të dytë në portën e vendasve dhe vulosi fitoren e bavarezëve.


Me fitoren e arritur, Bayern Munchen, shkon në kuotën e 58 pikëve, 4 më tepër e sa Borussia Dortmund.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas