Manuel Neuer i skadonte kontrata me Bayern Munchen vitin e ardhshëm, teksa kërkonte një zgjidhje sa më të shpejtë për të ardhmen e tij.
Ditën e sotme, klubi bavarez ka njoftuar rinovimin e kontratës me portierin gjerman, i cili tashmë ka hedhur firmën për kontratën e re e cila skadon në verën e vitit 2023.
Kohët e fundit kanë qarkulluar lajme, se marrëdhënia nuk ka qenë shumë e mirë mes portierit dhe drejtuesve, për shkak se thuhej se gardiani bavarez nuk ishte i lumtur për faktin se në skuadër do afrohej një portier tjetër dhe ai mund të përfundonte rezervë.
Megjithatë tashmë është arritur gjithçka dhe Neuer ka rinovuar kontratën me Bayern, e cila tregon edhe njëherë se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit edhe për disa sezone të tjera.