Aktualitet

Bayern Munchen zgjedh trajnerin e ri, Nagelsmann pason Hansi Flick














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:19 - 27/04/21 |
mapo.al

Bayern München ka emëruar Julian Nagelsmann si trajnerin e ri të skuadrës. 33-vjeçari, i lindur në Bavari, do të lërë skuadrën e tij aktuale, Leipzig, në 1 korrik të këtij viti, pasi ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me kampionët e Gjermanisë, deri në 30 qershor 2026.






Në njoftimin zyrtar, Bayern thotë se ka rënë dakord me kërkesën e bërë nga trajneri aktual, Hansi Flick, për të mbyllur kontratën me Bayern më 30 qershor 2021, 2 vite para afatit zyrtar.


Flick e bëri këtë kërkesë pas eliminimit nga Champions League në fazën çerekfinale.







Vitin e kaluar, nën drejtimin e tij, Bayern fitoi turneun europian, por këtë sezon u eliminua para kohe edhe nga Kupa e Gjermanisë, ndërsa është 3 pikë larg fitores së titullit kampion.



1




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas