Milot Rashica e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë transferimin në Bundesligë. Sipas zërave të merkatos sezoni i ardhshëm mund të shoqërohet me kapërcimin e madh në karrierën e sulmuesit kosovar. Aktualisht te Werder Bremen, në garë për futbollistin 22-vjeçar është futur edhe Bayern Munich. Lajmi bëhet i ditur nga e përditëshmja britanike “Daily Mirror”. Bayern Munich e ka ndjekur me interes Milot Rashicën, që në ndeshjen e Kupës shënoi edhe gol në portën e bavarezëve. Që pas transferimit nga Vitesse, sulmuesi ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer me Werder Bremen, duke shënuar 10 gola si dhe ka dhënë tre asist.