fbpx

Aktualitet

Bayern “shkërmoq” Dortmundin me ‘poker’, zhgënjen Arsenali (Video)





               Publikuar në : 20:41 - 09/11/19 |
mapo.al

Bayern Munich është rikthyer te fitorja në kampionat. Kampionët e Bundesliga “shkatërruan” me rezultatin 4-0 Borussia Dortmund, duke u ngjitur në kuotën e 21 pikëve në vendin e tretë.


Lewandowski shënoi një dopietë përballë verdhezinjve, që nuk u ngjitën asnjëherë në lojëm e tyre, teksa Gnabry dhe autogoli i Hummels kompletuan pokerin.



Lexo edhe: Lewadowski shënon sërish, Bayern udhëheq ndaj Dortmund (Video)


Po njësoj ka fituar edhe Real Madrid në fushën e Eibar. “Poker” golash edhe për madrilenët. Ishte Benzema ai që zhbllokoi rezultatin, ndërkohë që Ramos dyfishoi shifrat nga 11-metërshi. Benzema shënoi sërish, kësaj here nga pika e bardhë e penalltisë, dhe ai që vulosi gjithçka ishte Valverde në minutën 61’. Galaktikët me këtë fitore u ngjitën në vendin e parë në tabelë më tre pikë më shumë se Barcelona.

Në Premier League, Arsenal po vuan. Sot “topçinjtë” u mundën me rezultatin 2-0 nga Leicester, që aktualisht ndodhet në vendin e dytë në renditje, me 26 pikë, duke ndjekur Liverpulin i cili ka 31 pikë. Arsenal ndodhet në vendin e gjashtë në renditje, me vetëm 17 pikë.


Etiketa: , , , , ,

Pas