Sport

Bayern shkurton distancën, 5 pikë pas Dortmund






               Publikuar në : 20:48 - 09/02/19 |
mapo.al

Bayern Munchen ka fituar sot bindshëm me Shalke 04, 3 me 1, duke shkurtuar ndjeshëm distancën me kryesuesit e Bundesligës, Dortmund. Ndeshja e pasdites dhuroi spektakël dhe bavarezët e kontrolluan lojën plotësisht. Bayern u ndihmua sot nga Hofenheim, që arriti në befasi ti marrë Dortmundit një barazim ne Luna Park. Gjithcka ndodhi papritur, pasi Borusia po udhëhiqte 3 me zero, kur duheshin 15 minuta të mbyllej ndeshja. Hofenheim shënoi 3 here duke ndalur kryesiesit. Pas ditës së sotme gara për titullin është rihapur, pasi 5 pikë nuk jane asgjë në një kampionat të mbushur me surpriza.



Etiketa: , , , ,

Pas