Aktualitet

Bayern turpëron Schalken, kampionët pa mëshirë!








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:52 - 18/09/20 |
mapo.al

Bayern Munchen e ka nisur me forcë Bundesligën për këtë sezon. Ata fituan me rezultatin 8-0 kundër Schalkes duke treguar dhe njëherë se nuk kanë rival. Djemtë e Hansi Flick dominuan gjithçka nga fillimi në fund duke treguar supermaci absolute.


Vendasit gjetën golin në minutën e 4′ me anë të Gnabryt për 1-0. Pjesa e parë u mbyll me dy gola të tjerë nga bavarezët që shënuan me Goretzkan dhe penalltinë e Lewandowskit për 3-0.


Festivali i golave nuk u ndal as në pjesën e dytë, pasi Gnabry shënoi të dytin personal në të 47′ pas pasimit fantastik të Sanesë dhe një skemë e tillë goli u rikthye dhe në minutën e 59′ për 5-0.


Muller realizoi një gol fantastik pas pasimit të Lewandowskit për 6-0, ndërsa Sane provoi shijen e golit të parë me fanellën e Bayernit për 7-0. Për të shpartalluar krejtësisht Schalken mendoi Musiala që vulosi rezultatin në 8-0.




Etiketa: ,

Pas