Bayern Munich vazhdon të refuzojë ofertat për sulmuesin Robert Lewandowski. E dyta herë që ndodh gjatë merkatos së verës.
Kampionët e Gjermanisë kanë theksuar se polaku duhet të respektojë kontratën, që i përfundon në fund të sezonit.
Mediat në Spanjë raportojnë se pas ofertës 30 milionë euro, Bayern nuk ka pranuar as 32 milionë euro plus pesë bonuse.