Policia ka zbuluar një arsenal armësh në Yrshek të Tiranës. Janë sekuestruar 15 armë zjarri (1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu) , 10 granata dore, 10 detonatorë dhe 10 kallëpe me tritol.
Në pranga ka rënë Gëzim Haroku, i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal në Tiranë, thotë policia. Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur Erigers Mihasi, një emër i njohur për drejtësinë.
Erigers Mihasi është arrestuar si një nga personat që dyshohet se grabiti në Tepelenë banesën e prindërve të Elton Çiços, të vrarë në Tiranë më 1 Maj 2016-të. Po kështu Erigers Mihasi është një ndër personat që u pyet për ngjarjen në ish-Bllok në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha.
Erigers Mihasi rezulton se ndodhej brenda lokalit “Monopol” në ish-bllok. Mihasi njihet si mik i Ervis Martinajt.
Erigers Mihasi