Friday, March 31, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Baza e re e NATO-s në Durrës, një paralajmërim për Vladimir Putin”

Baza do të shërbejë si një depo për municionet, si dhe do të veprojë si një qendër furnizimi me karburant. Aktualisht po punohet për rikthimin e pistës dhe kullës së kontrollit në përdorim të plotë operacional.

by us er1
12/07/2022
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

“Shqipëria është gati të japë dritën jeshile për ndërtimin e bazës së re detare të NATO-s. Shqipëria i ka dërguar një sinjal paralajmërues presidentit rus Vladimir Putin”. Kështu e hap artikullin gazeta britanike “Express” për planin e qeverisë shqiptare që një pjesë e portit të Durrësit të jetë bazë për NATO-n, projekt që do ta prezantojë nesër në Bruksel.

“Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, filloi punën për shndërrimin e një baze ish-sovjetike në një bazë ajrore të NATO-s, duke forcuar lidhjet e Tiranës me Brukselin. Rama do të takohet me Stoltenberg të mërkurën e kësaj jave për të diskutuar projektin pas një njoftimi më 1 Korrik”, shkruan Express.



Porti do të vendoset në Porto Romano të Durrësit. Parashikohet që ky projekt të financohet nga shteti shqiptar dhe NATO. “Në Maj, Rama tha se qeveria e tij ka ofruar bazën detare të Pashalimanit për NATO-n”, shkruhet më tej.

Kjo bazë ishte e vetmja e Bashkimit Sovjetik në Mesdhe gjatë viteve 1950, kur Shqipëria komuniste ishte e lidhur ngushtë me Moskën. Por pas rënies së komunizmit, baza e Pashalimanit u rindërtua me ndihmën e Turqisë e cila ruajti të drejtën e përdorimit të saj.

Marina shqiptare e përdor sot bazën për disa operacione dhe stërvitje. Express i ka dhënë zë edhe transformimit të bazës ajrore në Kuçovë që më herët njihej si qyteti Stalin. Rinovimi i bazës do të kushtojë rreth 40 milionë Paund dhe do të bëhet funksional në vitin 2023.

Baza do të shërbejë si një depo për municionet, si dhe do të veprojë si një qendër furnizimi me karburant. Aktualisht po punohet për rikthimin e pistës dhe kullës së kontrollit në përdorim të plotë operacional.

“Pas gati 50 vitesh izolim, Shqipëria doli dhe u kthye drejt Perëndimit, duke iu bashkuar aleancës në vitin 2009 dhe duke shpresuar për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, megjithëse ka qëndruar në dhomën e pritjes së bllokut për mjaft kohë”, thuhet në shkrim.

“Sipas Globalfirepoëer.com, Shqipëria ka aktualisht 8000 personel aktiv në radhët e saj ushtarake. 500 rezervistë janë gjithashtu në dispozicion. Ushtria ka rreth 76 automjete të blinduara. Buxheti i saj vjetor i mbrojtjes kuotohet në 160 milionë Paund në vit”, përfundon shkrimi i Express.

Projekti fillestar parashikon që zona ushtarake brenda portit tregtar të Durrësit të zërë një sipërfaqe prej 50 ha, ndërsa vetë kalata të ketë një kapacitet prej 800 metër linear, me një thellësi 13 metër në mënyrë që të mund të ankorohen dhe luftanije të mëdha.

Ndërtimi i kësaj baze është diskutuar dhe në samitin e fundit të NATO-s nga Kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, çka mësohet se ideja nuk ka kaluar pa vëmendje. Kjo është dhe arsye përse u dakordësua për takimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO dhe kreut të qeverisë shqiptare.

Nëse do të realizohej ky projekt do ta kthente Porto Romanon në një pikë kyçe ushtarake për lidhjen mes Europës Lindore dhe asaj Perëndimore. “Express”

Tags: Baza e renatoVladimir Putin

JU SUGJEROJME

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Next Post
Kina mbyll qytetin me 300,000 banorë për një rast të vetëm Covid

Kina mbyll qytetin me 300,000 banorë për një rast të vetëm Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In